Agron Shehaj nis fushatën për zgjedhejt lokale: Do kemi këshilltarë në çdo bashki

Tiranë-Albania Express News-Partia Mundësia zhvilloi takimin e parë organizativ në qytetin e Fierit, në punën që tashmë ka nisur për zgjedhjet e ardhshme vendore dhe për përfaqësuesit në Këshillat Bashkiakë.

Në takimin me përfaqësues të grupit të punës, kryetari i partisë, Agron Shehaj theksoi se ky është vetëm fillimi i një angazhimi të gjatë dhe me sfida.

Sipas Shehajt, Partia Mundësia do të bëjë gjithçka që në zgjedhjet e ardhshme, qytetarët e Fierit të përfaqësohen nga kandidatë që janë të përkushtuar për t’u dhënë zgjidhje problemeve të vërteta që prekin këtë komunitet.

“Shumë punë na pret, nuk është e lehtë, por kemi vendosmërinë dhe jemi të bindur që qytetarët e Fierit meritojnë përfaqësues në Këshillin Bashkiak që të flasin për problemet e tyre. Këtë po bëjmë dhe jemi të bindur që do t’ja dalim”, theksoi Shehaj.

Shehaj u bëri një thirrje e hapur qytetarëve të Fierit që t’i bashkohen kësaj nisme.

“Mirëpresim të gjithë qytetarët e Fierit, të gjithë qytetarët e ndershëm dhe punëtorë të Fierit të na bashkohen”, u shpreh ai.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zyrtare/ U penalizua nga dëmtimet, mbrojtësi konfirmon largimin e tij nga Reali i Madridit në verë

MADRID,22 maj 2026/Albania Express News/Mbrojtësi austriak David Alaba do...

Mariglen Disha: Interes i lartë për “Paketën e Maleve” në Librazhd, 260 aplikime

LIBRAZHD, 22 maj 2026 /Albania Express News/ Kryetari i...

Mbyllet në Fier Turi Çiklistik i Shqipërisë, holandezi Niels Reemeijer shpallet fitues i gjithë kompeticionit

FIER,22 maj 2026/Albania Express News/Turi çiklistik i Shqipërisë 2026,...