“AF Elbasani zyrtarisht në ‘Final 4′”, Ivan Gvozdenoviç: Objektivin kryesor e kemi arritur! Ishim me fat ndaj Teutës, barazimi rezultati i drejtë

 

Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç, foli pas triumfit në frymën e fundit ndaj Teutës me rezultatin 1 me 2, teksa në prononcimin e dhënë për “Super Gol”, deklaroi:

“Jemi zyrtarisht në Final 4, kjo është shumë mirë për ne. Ishte e vështirë, kishim 6 mungesa. Çunat nuk humbën asnjëherë qetësinë dhe besimin dhe dolëm mirë. Jam krenar për çunat. Objektivin kryesor e kemi arritur. Kjo është e mirë për ne, për klubin, për tifozët edhe për stafin.

Sot ishim me mungesa dhe ishim pak të lodhur. Ishte shans për Qosen, për të fituar minutën dhe për të ndihmuar skuadrën. Ishte si 6 së bashku me Manellarin. Mbas minutës së 20 e kaluam Qosen si 10. Nuk ishim në rritmin e duhur, në pjesën e dytë ishim më mirë, krijuam raste për gol. Teuta ishte më mirë në pjesën e parë.

Çdo lojtar është i rëndësishëm për ne, por Lajthia ishte një minus për ne. Çunat nga pankina, bënë punë korrekte dhe të birë. Barazimi ishte rezultati i drejtë, ishim ne me fat. Ky është futbolli”, deklaroi Gvozdenoviç.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama nga Miçigani për vendimin e Hagës: “Varrosje për së gjalli, populli i Kosovës nuk e gjen veten në atë vendim”

SHBA/TIRANË, 21 shtator 2026 /Albania Express News/- Kryeministri Edi...

Vijon në ditën e 114-të protesta para Kryeministrisë

TIRANË ,21 shtator 2026 /Albania Express News/-Qytetarët u mblodhën...