Adriatik Lapaj ka zbuluar se në fund të muajit qershor, pak pas zgjedhjeve të 11 majit, ka pasur dy tentativa nga mazhoranca aktuale që ai të bëhej pjesë e qeverisë së re.
Në një intervistë për News24, Lapaj tregoi se ka refuzuar ofertat duke theksuar se nuk dëshiron të jetë palë me një pushtet që sipas tij po përpiqet të krijojë një tablo të rreme bashkëpunimi mes qeverisë dhe forcës më të re opozitare.
“Unë tashmë duhet t’i them gjërat siç janë. Në fund të muajit qershor më erdhi një person që më kërkoi të jem pjesë e një qeverisje me shkallë të gjerë. Dy javë më vonë ndodhi e njëjta gjë dhe sërish e refuzova. Kam vendosur të qëndroj deri në fund në anën e së drejtës, edhe pse kjo ka kosto që jam krenar t’i mbaj”, tha Lapaj.