Urdhri i ri: mbi 30 vjeç nuk mund të hyni në Policinë e Shtetit

Nëse jeni mbi 30 vjeç, mund ta harroni ëndrrën për t’u bërë oficer policie. Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka urdhëruar zbatimin e kufirit të moshës, sipas ligjit të ri të Policisë së Shtetit që hyri në fuqi në korrik 2024. Urdhri është botuar në Fletoren Zyrtare më 1 gusht 2025.

Sipas urdhrit, mosha maksimale për t’u pranuar në polici është deri në 30 vjeç. Kjo do të thotë se viti 2025 është i fundit kur ky kriter nuk është marrë parasysh për konkursin e pranimit në Akademinë e Sigurisë për vitin e ardhshëm akademik.

Pavarësisht shtimit të strukturave policore në Aeroportin e Vlorës dhe në Gjadër, ku numri i efektivëve ka arritur në 12.300, ende ka vakanca. Për nivelin bazë llogaritet se mungojnë rreth 600 punonjës, ndërsa 200 vende të tjera bosh janë për nënkomisarë. Këto mungesa janë krijuar nga daljet në pension, shkarkimet pas arrestimeve e hetimeve dhe dorëheqjet.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Gulf News”: Gjirokastra mes destinacioneve më spektakolare në botë

GJIROKASTËR, 13 korrik 2026 /Albania Express News/- Shqipëria është...

Botërori 2026/ Policia në Atlanta në alarm për gjysmëfinalen Angli-Argjentinë

BOTËRORI 2026 ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Atlanta përforcohet për...

Edi Rama merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën në Paris

TIRANË, 13 korrik 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...