Adi Qose nuk ndalet: Jep lajmin e madh për zgjidhjen e trafikut në Elbasan, nis ndërtimi i nyjes së re të autostradës në 2026

Deputeti socialist i Qarkut të Elbasanit, Adi Qose, po kthehet në një nga figurat më aktive dhe më të dëgjuara të politikës vendore, duke fituar respektin e qytetarëve për qasjen e tij serioze dhe përkushtimin ndaj problemeve reale të komunitetit.

Edhe pse në mandatin e tij të parë në Kuvendin e Shqipërisë, Qose ka arritur të fitojë popullaritet dhe besim për stilin e tij të matur, argumentues dhe për vendosmërinë për t’u bërë zë i qytetarëve të Elbasanit.

Së fundmi, deputeti socialist i është futur me themel çështjes së bypass-it të Elbasanit, një problem madhor infrastrukturor që prej vitesh ka rënduar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve në hyrje dhe dalje të qytetit.

Në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, Qose ka ndarë me qytetarët një lajm të shumëpritur prej kohësh: sipas zëvendësministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, gjatë vitit 2026 do të nisë ndërtimi i një nyje të re rrugore në vazhdim të autostradës Tiranë–Elbasan, në pikën ku ajo përfundon, pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit.

Kjo nyje strategjike do të lehtësojë ndjeshëm trafikun e përditshëm, duke i dhënë fund një pjese të madhe të problematikës së lëvizjes dhe duke paraprirë zgjidhjen përfundimtare që do të sjellë ndërtimi i shumëpërfolur i bypass-it të Elbasanit.

Ndërkohë, në terren vijojnë me ritme të larta punimet për segmentet Elbasan–Papërr dhe Papërr–Lekaj, që pritet të plotësojnë hallkën e munguar të infrastrukturës rrugore në këtë qark.

Sipas deputetit Qose, përfundimi i këtyre tre projekteve madhore do të transformojë rrënjësisht qarkullimin në Elbasan dhe do të hapë rrugën për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e turistik në zonë.

Elbasani meriton një infrastrukturë moderne dhe të denjë për dinjitetin e qytetarëve të tij. Ky është vetëm hapi i parë drejt një zgjidhjeje përfundimtare, që do ta bëjë qytetin tonë më të aksesueshëm dhe më të zhvilluar,” është shprehur Qose.

Me këtë ritëm angazhimi dhe komunikimi të drejtpërdrejtë me qytetarët, Adi Qose po konfirmon profilin e një deputeti që nuk ndalet përballë sfidave, por i shkon deri në fund çështjeve që prekin interesin publik, duke dëshmuar se Elbasani ka në Kuvend një zë të fortë dhe të përgjegjshëm.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Falë bashkëpunimit ndërkombëtar, kapen në Itali dy vëllezër të dënuar për vrasje në Lushnjë

Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet...

Izraeli nuk ndikohet nga armëpushimi mes SHBA-së dhe Iranit, Netanyahu: Do e godasim Hezbollahun kudo që të jetë e nevojshme

Kryeministri i Izraeli, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar se vendi...

Drejtuesi Politik i PD ,Tomorr Alizoti prezanton Alis Narazanin ,kryetarin e ri të PD-së për Elbasanin

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun Elbasan, Tomorr...