Abissnet Superiore 2026-2027 / Formati i sezonit të ri, më shumë konkurrencë dhe risi

TIRANË ,16 gusht 2026/Albania Express News/-Sezoni i ri i “Abissnet Superiores 2026-2027” nis më 21 gusht, me një sërë risish që synojnë të rrisin konkurrueshmërinë e kampionatit, të krijojnë më shumë hapësira për talentet e rinj dhe të sjellin një organizim edhe më të mirë të garës.

Një format i ri për kampionatin

“Abissnet Superiore” do të zhvillohet në tre faza të rregullta, me gjithsej 27 javë. Pas përfundimit të tyre, skuadrat do të ndahen në dy grupe, ku gjashtë ekipet e para do të vijojnë garën në play-off, ndërsa katër skuadrat e fundit do të luajnë në play-out. Pikët e fazës së rregullt do të përgjysmohen përpara nisjes së këtyre fazave.

Formati i ri synon ta mbajë garën të hapur dhe konkurruese deri në javët e fundit, si për titullin kampion, ashtu edhe për mbijetesën.

Më shumë hapësirë për talentet e rinj

Një tjetër risi e rëndësishme është aktivizimi i detyrueshëm i futbollistëve të rinj. Në “Abissnet Superiore” dhe Kupën e Shqipërisë, çdo skuadër do të ketë detyrimin të aktivizojë nga minuta e parë, për të paktën një pjesë loje, një futbollist të datëlindjes 2007 e në vijim, me pasaportë shqiptare.

Ky rregull synon të krijojë më shumë mundësi për talentet e rinj shqiptarë dhe të kontribuojë në zhvillimin e brezit të ardhshëm të futbollistëve.

Orar i ri, organizim më efikas

Ndeshjet do të zhvillohen në katër fasha orare: 13:30, 16:00, 18:30 dhe 21:00. Struktura e re synon të optimizojë kalendarin e garave dhe të krijojë kushte më të mira për klubet, futbollistët, transmetuesin dhe tifozët.

Klubi më pranë komunitetit

Në sezonin e ri do të vijojë edhe iniciativa “Klubi në Komunitet”, përmes së cilës FSHF synon të forcojë lidhjen e klubeve me tifozët, familjet, të rinjtë dhe komunitetet lokale.

Me një format të ri, më shumë hapësira për të rinjtë, organizim të përmirësuar dhe një qasje më të afërt me komunitetin, “Abissnet Superiore” nis një sezon të ri zhvillimi dhe konkurrimi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Elisa Spiropali dhe bashkëshorti i saj në SPAK, akuzohen për një sërë veprash penale

TIRANË , 20 nëntor 2026/Albania Express News/-Një procedim penal...

Panik në fluturimin Manchester-Tiranë të Ryanair, alarm për bombë në avion, pasagjerët gjejnë shënimin

TIRANË , 20 nëntor 2026/Albania Express News/-Edhe Shqipëria ka...

Djali përballë babait, Glen Daja fiton duelin familjar, AF Elbasani i merr fitoren Dinamos në fund

ELBASAN , 20 nëntor 2026/Albania Express News/-AF Elbasani ka...