Intensitet, zemër dhe shpirt – fjalët e Silvinhos para sfidës ndaj Serbisë

Kombëtarja e Shqipërisë përgatitet për përballjen e nesërme ndaj Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Trajneri Silvinho dhe kapiteni Elseid Hysaj mbajtën sot konferencën e zakonshme për shtyp, duke folur për përgatitjet e ekipit dhe pritshmëritë për ndeshjen.

Pyetur nëse kjo ndeshje mund të konsiderohet më e rëndësishmja, Silvinho tha:

“Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Sot është absolutisht e tillë. Një muaj më parë luajtëm me Letoninë, nëse nuk fitonim nuk do kishte sens. Nesër do jetë emblematike dhe e bukur.”

Trajneri foli edhe për stërvitjet e skuadrës dhe përgatitjen e sulmit:

“Kemi pasur stërvitje të vazhdueshme në Tiranë, duke përdorur video dhe duke korrigjuar në fushë. Dje zhvilluam stërvitje të nivelit të lartë. Të gjithë lojtarët janë të gatshëm dhe i janë përgjigjur mirë përgatitjes. Nesër duhet të zgjedhim ekipin që do dalë në fushë.”

Ai komentoi edhe mbi rreshtimin e kundërshtarëve:

“Di si luajnë, me 3 mbrojtës në qendër, 2 mesfushorë, një mëngjerash dhe dy sulmues. Nesër skuadra jonë është gati. Sa i përket surprizave, nuk mund t’i zbuloj, sepse ata dinë shumë.”

Për shanset e fitore, Silvinho u shpreh:

“Futbolli është i paparashikueshëm. Nuk mund të vendosim baste. Kam besim të plotë te skuadra jonë. Secili lojtar është përgatitur dhe mund të japë maksimumin në 90 minutat e ndeshjes. Duhet intensitet, zemër dhe shpirt.”

Ndeshja Shqipëri–Serbi do të zhvillohet nesër në Leskovac, me fillim në ora 20:45.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Zgjedhjet në Kosovë, Bashkimi Europian: Presim tranzicion të rregullt të pushtetit

Bashkimi Europian e përshëndeti rrjedhjen e qetë të procesit...

Balluku: Rrjeti i ri 20 kV në Velipojë, më shumë siguri energjetike për banorët dhe turistët

Velipoja është shndërruar në një qendër të rëndësishme ekonomike...