Dokumentet themelore të Kushtetutës shqiptare do të ekspozohen në Venecia

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për lejimin e paraqitjes jashtë shtetit të disa dokumenteve origjinale të Fondit Arkivor të Republikës së Shqipërisë, në ekspozitën ndërkombëtare “Demokracia nëpërmjet ligjit”, që do të mbahet në ambientet e “Doge’s Apartments at Palazzo Ducale”, në Venecia, Itali.

Ekspozita do të zhvillohet në periudhën 11 tetor 2025 – 6 janar 2026, në kuadër të veprimtarive për përvjetorin e 35-të të Komisionit Evropian për Demokracinë nëpërmjet Ligjit (Komisioni i Venecias), organizuar në bashkëpunim me Zyrën Italiane të Këshillit të Evropës, Komisionin e Venecias, Superintendencën Arkivore dhe Bibliografike të Venetos dhe Trentino-Alto Adige-s, Arkivin Shtetëror të Venecias, fondacionin “Musei Civici di Venezia” dhe Këshillin Rajonal të Venetos.

Në këtë ekspozitë do të paraqiten tre dokumente origjinale të rëndësishme për historinë shtetformuese të Shqipërisë:
– Ligji nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë” (40 faqe);
– Dekreti nr. 2241, datë 21.10.1998, i Presidentit të Republikës “Për shpalljen me referendum të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”;
– Dekreti nr. 2260, datë 28.11.1998, i Presidentit të Republikës, për shpalljen e ligjit.

Sipas vendimit, dokumentet do të dërgohen dhe do të rikthehen në Republikën e Shqipërisë në periudhën 1 tetor 2025 – 15 janar 2026, me postë ose korrier diplomatik, në bashkërendim ndërmjet Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila ngarkohet për zbatimin e këtij vendimi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Dhunoi një punonjës të policisë, pezullim i gjatë për portierin e Tërbunit

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka pezulluar me një...

Donnarumma: Italia shkon në Botëror, titullin këtë vit e fiton Milani

Kapiteni i Italisë dhe portieri i Manchester City-t, Gianluigi...

Përvoja shqiptare e mbrojtjes biologjike të gështenjës, në Forumin Botëror të Ushqimit

Në kuadër të 80-vjetorit të Organizatës së Ushqimit dhe...