Kumbaro: Më shumë oficerë sigurie në shkolla, vëmendje maksimale ndaj çdo nxënësi

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro mori pjesë sot në ceremoninë e certifikimit të 112 oficerëve të rinj të dedikuar për sigurinë në shkollat e vendit, ku theksoi se “oficerët e certifikuar kanë një shpërndarje gjeografike në të gjithë Shqipërinë, gjë që do të garantojë shtimin e numrit të oficerëve të sigurisë në shumë shkolla”.

Në ceremoni ishin të pranishëm edhe ministrja e Brendshme Albana Koçiu, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda dhe rektori i Akademisë së Sigurisë, Ilirjan Mandro.

Në fjalën e saj, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro tha se “oficeri i sigurisë nuk është një figurë me të cilën tradicionalisht shkollat janë mësuar. Është një figurë që qeveria shqiptare e ka futur rishtazi vitet e fundit në sistemin arsimor parauniversitar, siç ka futur psikologun, siç ka futur punonjësin social”.

“Asnjëri nga ju, përfshirë dhe mësuesit, nuk mund të jenë të suksesshëm, në qoftë se nuk bëni një bilanc ditor dhe në qoftë se nuk shënoni dhe dokumentoni çdo episod, çdo shenjë, çdo sinjal që mund t’ju duket me vlerë. Është më mirë ndoshta të tregohemi më të kujdesshëm, edhe të ekzagjeruar në kujdesin tonë, sepse çdo sinjal do të ndihmonte në kohë Policinë e Shtetit për të parandaluar”, theksoi Kumbaro.

Ministrja Kumbaro u shpreh se “janë 367 shkolla, të cilat duhet të pajisen me oficerë sigurie. Janë 7 breza që janë certifikuar tashmë, që ushtrojnë këtë profesion. Por ende kemi nevojë. Të gjithë duhet të jemi me vëmendje maksimale të atyre që i kemi dritën e syve, çdo nxënës që frekuenton shkollat”.

“Këtë do ta arrijmë vetëm duke qenë bashkë. Bashkë me kolegët tuaj që janë sot në punë, të jeni model i suksesit, që do të thotë model i sigurisë”, u shpreh Kumbaro.

Ministrja Kumbaro tha se “e kemi ulur numrin e nxënësve në 350 nxënës për një oficer dhe në shkollat ku ka më shumë se 800-900 nxënës duhet patjetër të jenë dy oficerë sigurie”.

Më tej Kumbaro vuri në dukje se “kurset e certifikimit duhet të vazhdojnë sepse akoma keni nevojë. Ju këtu jeni 112 oficerë sigurie që keni kryer kursin dhe jeni gati për të filluar punë në ditët në vijim. Kemi edhe fondin e nevojshëm të pagave për të lidhur kontratat drejtpërsëdrejti”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Elbasani në betejë për tri pikët: Çdo gabim i ndaluar ndaj Vorës

Skuadra e Elbasanit po i jep dorën e fundit...

Basketbolli elbasanas s’e ndal traditën: Ekipet e moshave sfidojnë kampionatin me besim të plotë

Ekipet e moshave të basketbollit Elbasanit, U18 dhe U20,...

Dy deputetë të rinj nga PSD betohen në Kuvend — Brahimi dhe Lasku marrin mandatin

Në seancën plenare të sotme, Besnik Brahimi dhe Shkurt...