Topalli: Nuk mund të jetë hipokrizi, shteti duhet të reagojë për vrasjen e gjyqtarit

Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, kërkoi sot në Kuvend një reagim të fortë të shtetit pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e Gjykatës së Apelit, teksa po jepte një vendim. Topalli theksoi rëndësinë e reagimit real dhe jo simbolik:

“Që mbajtja e një minutë heshtje të mos duket hipokrizi, duhet të reagojmë. As në Ekuador nuk ka ndodhur që të vritet gjykatësi në sallën e gjykatës. As mafia italiane nuk e ka bërë një gjë të tillë. Kjo gjë ka ndodhur në vendin tonë. Kjo vrasje hoqi edhe një herë iluzionin se në këtë vend ka shtet. Nëse nuk reflektojmë, ky vend do të shkojë në humnerë”, tha ajo.

Gjyqtari Astrit Kalaja u ekzekutua më 6 tetor, teksa po jepte një vendim për një çështje pronësie. Autori, Elvis Shkambi, u arrestua nga policia dhe të enjten kërkoi falje publike familjes së gjykatësit, duke thënë se veprimin e kreu për shkak të dështimit të institucioneve për drejtësi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Hapet aplikimi për rezervimin e biletave për ndeshjen Shqipëri – Angli

Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi sot të gjithë tifozët...

Përcaktohet përbërja dhe detyrat e Komitetit Kombëtar të Kërkim-Shpëtimit

Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave vendosi përcaktimin...

Ish-ministri Lefter Koka kërkon lirimin në Gjykatën e Posaçme, shtyhet seanca për në datë 20 tetor

Koka i cili aktualisht ndodhet në burg është dënuar...