Arrestime në botën e showbizit turk: 19 yje në pranga për hetimin e një rrjeti droge

Autoritetet turke kanë goditur një rrjet të dyshuar droge, duke arrestuar të mërkurën 19 persona, mes tyre aktorë, këngëtarë dhe influencues të njohur. Mes të ndaluarve ishte edhe këngëtarja Hadise Açıkgöz, që përfaqësoi Turqinë në “Eurovision 2016” me hitin “Düm Tek Tek”.

Pasi doli nga godina e xhandarmërisë në Stamboll, Hadise reagoi me një postim të çuditshëm në rrjetet sociale: “Jam po aq e hutuar sa ju”, shkroi ajo në Instagram, përpara se të publikonte pamje nga koncerti i saj në Ankara.

Në listën e personave të thirrur për t’u marrë në pyetje përfshihen emra të njohur të ekranit si Demet Evgar, Özge Özpirincci, Mert Yazıcıoğlu, Kaan Yıldırım, Kubilay Aka, Berrak Tüzünataç dhe Meriç Aral, si dhe këngëtaret Hadise Açıkgöz dhe İrem Derici.

Avokatja e biznesmenes së njohur Dilan Polat, Sevinç Horoz, deklaroi për mediat se klientja e saj ka kryer më parë testet për drogë dhe rezulton e pastër:

“Nëse kjo konsiderohet e pamjaftueshme, jemi të gatshëm t’i nënshtrohemi një ekzaminimi të ri. Është e pamundur të kuptohet çfarë ka ndodhur”, – u shpreh ajo.

Familja Polat, e cila ka ngritur një perandori të madhe në industrinë e bukurisë, është përballur edhe më herët me drejtësinë. Çifti u arrestua në mars me akuza për posedim droge, ndërsa ndaj tyre vijon gjyqi për pastrim parash dhe evazion fiskal.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Qytetarët në ditën e 54-t të protestës , kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe …

TIRANË, 23 korrik 2026/Albania Express News/ -Protesta e 54-t...

Dinamo City ndalet në fund ndaj Aluminij, merr një barazim në transfertë dhe lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit

SLOVENI ,23 korrik 2026/Albania Express News/-Dinamo City ka barazuar...

KF Gramshi përforcohet për sezonin e ri, zyrtarizon dy afrime të rëndësishme: firmosin Jasmin Raboshta dhe Rei Zaimi

GRAMSH ,23 korrik 2026/Albania Express News/-KF Gramshi ka vijuar...

Këshilltari i PS Ardit Facja: Nëse Bashkia Prrenjas bashkohet me Librazhdin, jap dorëheqjen nga çdo post në Partinë Socialiste

PRRENJAS ,23 korrik 2026/Albania Express News/-Anëtari i Këshillit Bashkiak...