Eric Adams viziton Shqipërinë, takon Ramën: në fokus turizmi dhe linja ajrore Nju Jork–Tiranë

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama.

Gjatë një deklarate të përbashkët për shtyp, Rama tha se bisedimet me Adams do të fokusohen në zhvillimin e turizmit dhe në projektin për hapjen e një linje të re ajrore direkte mes Nju Jorkut dhe Tiranës.

“Kreu i Bashkisë së Nju Jorkut më në fund erdhi për të vizituar Shqipërinë, për të parë nga afër një vend për të cilin ka dëgjuar shumë nga miqtë e tij shqiptarë, por edhe për të diskutuar se çfarë mund të bëjmë së bashku për turizmin,” u shpreh Rama.

Ai shtoi se Adams ka qenë kyç në vendosjen e linjave ajrore direkte të Nju Jorkut me vende të tjera dhe se tashmë po shqyrtohet mundësia për një fluturim të drejtpërdrejtë Nju Jork–Tiranë.

“Duke qenë shumë i interesuar për teknologjinë, kryebashkiaku Adams ka shprehur gjithashtu dëshirën për t’u takuar me Diellën,” shtoi Rama me humor.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Evakuohet një qytet në Greqi për shkak të daljes së lumit nga shtrati

Banorët e vendbanimit Yperia në bashkësinë rajonale të Larisës...

Parashikimi i motit për sot, 6 dhjetor 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në...

Fitore force për Apoloninë, Elbasani dorëzohet në shtëpi

Kampionati Kombëtar i Basketbollit për meshkuj ka rinisur pas...

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të...