Progni: Mbi 900 mjete RETRO në Shqipëri, drejt eventeve ndërkombëtare

Drejtori i Regjistrimit të Mjeteve në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, Arben Progni, bëri të ditur sot se flota e mjeteve RETRO në Shqipëri ka arritur tashmë në mbi 900 automjete, të cilat përfaqësojnë periudha të ndryshme të përdorimit dhe zhvillimit automobilistik në vendin tonë.

Në një intervistë televizive, Progni theksoi se të gjitha këto mjete kanë kaluar përmes procedurave të Komisionit të Verifikimit dhe janë pjesë e një procesi të nisur që prej vitit 2019, kur u hodhën hapat e parë të projektit RETRO në kuadër të DPSHTRR.

Sipas tij, fokusi i kësaj nisme është: Rritja e numrit të mjeteve RETRO në vend, forcimi i bashkëpunimit me Federata Ndërkombëtare e Mjeteve Antike FIVA; organizimi i aktiviteteve promovuese në zona të ndryshme të Shqipërisë; nxitja e pjesëmarrjes së të rinjve në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë automobilistike.

“Një nga ngjarjet më të afërta të rëndësishme është pjesëmarrja e Shqipërisë në një event ndërkombëtar të mjeteve RETRO në Bolonjë të Italisë, që do të zhvillohet më 23 tetor 2025, ku vendi ynë do të përfaqësohet me disa nga mjetet më përfaqësuese historike”, tha Progni, teksa bëri të ditur se, “gjatë këtij eventi do të promovohet edhe aktiviteti i madh “Tirana Grand Prix”, i parashikuar të mbahet në vitin 2026”.

Ndërkohë, për muajin nëntor, me rastin e festave kombëtare, DPSHTRR ka planifikuar një event të veçantë me mjetet RETRO, ndërsa në fundvit do të rikthehet ngjarja tradicionale “Retro Christmas”, e cila është kthyer tashmë në një festë të përvitshme për komunitetin e pasionuar pas mjeteve historike.

“Një nga qëllimet tona kryesore është që përmes këtyre eventeve të promovojmë vlerat e trashëgimisë sonë automobilistike te të rinjtë, të cilët po tregojnë gjithnjë e më shumë interes për historinë që përfaqësojnë këto mjete”, u shpreh Progni.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

PD kërkon shkarkimin e Peleshit në Këshillin e Legjislacionit, Gjiknuri: Rrëzojmë pretendimet e opozitës

Nën  drejtimin e Aulona Bylykbashit, në cilësinë e kryesueses...

Analiza/ “Kartoni i verdhë për shqiponjën, Armando Duka duhet të vejë në vend dinjitetin e Shqipërisë

Nga Ergys Mërtiri Armando Duka duhet të nisë urgjentisht një...

PS kundër “gjinisë së tretë”/ Mazhoranca kundërshton draftin e Ministrisë së Shëndetësisë: Ka vetëm burrë dhe grua

Shoqëri tradicionale apo mbështetje për komunitetin LGBTI? Debati publik...

Muharrem Dosti: Humbja ndaj Vllaznisë nuk është fundi, por një mësim i çmuar për Elbasanin

Ish-trajneri dhe portieri i njohur i Elbasanit, Muharrem Dosti,...