Xhaxhai i autorit të vrasjes së gjyqtarit Kalaja shoqërohet në polici pas kërcënimeve ndaj gjyqtarëve

Gjovalin Shkambi, xhaxhai i Elvis Shkambit, i cili akuzohet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja të hënën në sallën e gjyqit, është shoqëruar në komisariat pas deklaratave të tij kërcënuese ndaj trupës gjyqësore.

Gjatë një prononcimi për policinë, Shkambi u shpreh se çdo gjyqtar që do të dënojë nipin e tij do të përballet me të njëjtin fat, duke përmendur një pretendim të hershëm mbi një çështje pronësie që ai thotë se zgjat prej 13 vitesh.

“Edhe gjyqtari që do ta dënojë do të përballet me plumba. Ka 13 vjet që i shkruajmë kryeministrit e të gjithë qeverisë: Na jepni pronën, se ia kemi blerë shtetit! Ai gjyqtar që do ta dënojë ka të njëjtin shpërblim, provat i dhamë. S’na përdhunon kush,” – deklaroi Gjovalin Shkambi.

Autoritetet kanë nënvizuar se deklaratat e tij përbëjnë kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj gjyqtarëve dhe janë duke vijuar hetimet për të përcaktuar përgjegjësinë penale të tij. Shkambi u shoqërua në komisariat për intervistim dhe verifikim të rrethanave të ngjarjes, ndërsa autoritetet ligjore kanë rritur masat e sigurisë për trupën gjyqësore dhe objektin e gjykatës.

Ngjarja tronditëse ku humbi jetën gjyqtari Kalaja ka ndezur debate mbi sigurinë e gjyqtarëve në Shqipëri dhe mbi mosmarrëveshjet pronësore që shpesh çojnë në dhunë. Policia dhe Prokuroria kanë paralajmëruar se do të ndërmarrin çdo masë për të mbrojtur zbatimin e drejtësisë dhe integritetin e gjykatave.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Balluku: Rrjeti i ri 20 kV në Velipojë, më shumë siguri energjetike për banorët dhe turistët

Velipoja është shndërruar në një qendër të rëndësishme ekonomike...

Ursula von der Leyen viziton sot Kosovën, takime me Osmanin dhe Kurtin

Në kuadër të turit në Ballkanin Perëndimor, Presidentja e...