Trupa e Teatrit “Skampa” mbyll me sukses Festivalin Ndërkombëtar “Skampa Extension 2025” me komedinë “Çfarë pa kryeshërbëtorja”

Mbrëmja e fundit e Festivalit Ndërkombëtar “Skampa Extension 2025” u mbyll me duartrokitje të gjata për komedinë “Çfarë pa kryeshërbëtorja”, me regji të Kiço Londos dhe interpretim nga trupa e Teatrit “Skampa”.

Vepra e njohur e dramaturgut britanik Joe Orton solli në skenën e teatrit elbasanas një botë plot humor, ironi dhe situata të papritura, ku përzihen pasionet, pritshmëritë romantike, fotot rozë dhe shpërdorimi i pushtetit, në një realitet absurd e argëtues.

Kjo premierë e trupës vendase shënoi një mbyllje dinjitoze të edicionit të 27-të të festivalit, që për gjashtë ditë me radhë e ktheu Elbasanin në një qendër të gjallë të artit skenik. 11 trupa teatrore nga vende të ndryshme performuan jo vetëm në skenën e Teatrit “Skampa”, por edhe në hapësira të tjera kulturore të qytetit, duke sjellë një atmosferë të veçantë artistike dhe bashkëkohore.

Në mbyllje të festivalit, kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, shprehu mirënjohjen për pjesëmarrësit dhe publikun elbasanas: “Falënderim të veçantë për të gjitha trupat që zgjodhën Elbasanin për të ndarë artin e tyre me ne. Për gjashtë ditë, qyteti ynë u mbush me energji, me art dhe me bashkëpunim ndërkombëtar. Ky festival është tashmë një traditë që e bën Elbasanin pjesë të kalendarit kulturor ndërkombëtar.”

Ndërsa një vlerësim dhe falenderim Llatja shprehu edhe për drejtuesit e festivalit për përkushtimin dhe organizimin e çdo edicioni, si edhe Ministrinë e Kulturës për mbështetjen dhe vijimësinë e kësaj ngjarjeje të rëndësishme kulturore.

Me “Çfarë pa kryeshërbëtorja”, trupa e Teatrit “Skampa” dhe i gjithë festivali mbyllën jo vetëm një javë plot emocione artistike, por edhe një tjetër kapitull të suksesit kulturor të Elbasanit, që tashmë pret me entuziazëm edicionin e ardhshëm.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Puna për shëtitoren buzë detit në Durrës, Rama: Nxit turizmin, shton hapësirat për pushuesit

Në Durrës kanë nisur një seri investimesh madhore që...

Panairi mes artit, traditës dhe kulturës shqiptare në Gjirokastër

Në zonën historike të Gjirokastrës u çel fundjavën që...

Çela: Gjatë 2024 përfunduam 24 591 çështje, u sekuestruan mbi 234 pasuri

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela raportoi sot në Komisionin...

Gati 7 mijë vende të lira pune, nga financierë te punëtorë krahu

Tregu i punës në Shqipëri po shfaq kërkesë të...