Gjyqtari Astrit Kalaja u vra në ambientet e Gjykatës së Apelit, mister si autori futi armën në gjykatë

Gjon Shkëmbi e ka kryer vrasjen pasi po humbiste një proces gjyqësor që po gjykohej nga magjistrati Astrit Kalaja.

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Apelit është ngjarja më e rëndë ndaj sistemit gjyqësor në vend. Burime të Dosja.al, bëjnë me dije se autori Gjon Shkëmbi e ka kryer vrasjen pasi po humbiste një proces gjyqësor që po gjykohej nga ky magjistrat.

Ngjarja e rëndë ka lënë çdokënd të shqetësuar në vendin tonë. Por pikëpyetjet më të mëdha janë se si Gjon Shkëmbi mundi të hynte në ambientat e Gjykatës i pajisur me armë.

Kjo për shkak se çdo kush që ka proces gjyqësor apo çdokush që shkon të futet në ambientet e brendshme të Gjykatës i nënshtrohet një kontrolli të rreptë. Por mesa duket kjo nuk ka ndodhur në seancën e sotme, pasi vetë autori ka hyrë lehtë fare në ambientet e brendshme dhe më pas ka hapur zjarr ndaj gjyqtarit që humbi jetën dhe palës tjetër.

Kjo ngjarje e rëndë solli edhe njëherë në vëmendje mangësitë dhe ngërçet që përballen qytetarët në institucionet në vend.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Euronews”: Tirana shpallet qyteti më ekonomik për pushime në Evropë

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Tirana renditet në...

“Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane”, ministri Ferit Hoxha nga Pogradeci: Vijojmë me reformimin

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Ministri për Evropën...

Brazili hiqet nga lista e Bashkimi Europian, ndalohet importi i mishit të gjedhit dhe shpendëve

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Brazili hiqet nga...