Vrasja e gjyqtarit në sallën e Gjykatës së Apelit Tiranë, reagon Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri

Pas ngjarjes së rëndë, ku brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit u qëllua për vdekje gjyqtari Astrit Kalaja, ka reaguar edhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri.

Delegacioni deklaron se e dënon me forcë këtë akt kriminal, dhe vë theksin te siguria e nevojshme në sallat e gjyqit.
“Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri është i tronditur nga akti i dhunës që çoi në vrasjen e gjyqtarit Kalaja dhe plagosjen e dy qytetarëve shqiptarë. Ne e dënojmë me forcë këtë akt kriminal.Shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjen e gjyqtarit Kalaja.
Kjo tragjedi nënvizon nevojën e ngutshme që Shqipëria të rrisë sigurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë në sallat e gjyqit.
Bashkimi Evropian mbetet i palëkundur në mbështetjen e konsolidimit të reformës në drejtësi dhe të forcimit të sundimit të ligjit në vend”, ka deklaruar Delegacioni i BE në Shqipëri.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Belgjika “hesht” Trumpin, turpëron SHBA-në dhe kap çerekfinalet. Sfidon Spanjën

BOTËRORI 2026 ,7 korrik 2026/Albania Express News/-Belgjika iu përgjigj...

Atentati ndaj Ahmet Zogut – Përgjakja e Parlamentit më 23 shkurt 1924

TIRANË ,7 korrik 2026/Albania Express News/-Nga viti 1920 deri...

Nuk ndalet Skënder Hita, ja ndryshimet e rëndësishme në Policinë e Shtetit

TIRANË ,7 korrik 2026/Albania Express News/-Drejtori i Policisë së...

Mbyllet protesta e 37 në Tiranë/ Pas fjalimeve te Kryeministria, marshohet nëpër kryeqytet

TIRANË ,7 korrik 2026/Albania Express News/-Qytetarë u mblodhën edhe...