Tronditje në Superiore: largohet Garsia, në rrezik edhe Milinkoviç

Karlos Garsia nuk është më trajner i Flamurtarit. Klubi vlonjat ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me teknikun spanjoll pas një serie rezultatesh zhgënjyese, dhe pritet vetëm zyrtarizimi i largimit të tij. Sot duket të jetë një ditë e trazuar për pankinat e Superiores, pasi edhe Mladen Milinkoviç mund të largohet pas katër humbjesh radhazi.

Flamurtari ka qenë një prej skuadrave më zhgënjyese të këtij sezoni. Megjithëse u investua fort dhe u bë një merkato e bujshme, vlonjatët ndodhen në fund të tabelës me vetëm dy pikë pas gjashtë javësh. Situata e rëndë ka detyruar drejtuesit të ndërhyjnë në momentin më kritik, me synimin për t’i dhënë skuadrës një tronditje pozitive përpara vazhdimit të kampionatit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Botërori 2026/ Sot Francë-Spanjë, Mbappe kundër Yamal për një vend në finale

BOTËRORI 2026 ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Francë-Spanjë është gjysmëfinalja...

“Vërejtje në biografi”

Nga Auron Tare TIRANË ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Dikur, kur...