Hajdari: Do të ulet numri i inspektorateve, por nuk shkrihet asnjë

Kryeinspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit Qendror, Shkëlqim Hajdari, foli sot për reformat që po ndërmerren në fushën e inspektimeve publike, duke theksuar se vendi po hyn në një fazë të re që synon uljen e barrës për bizneset dhe rritjen e efikasitetit të administratës.

Hajdari deklaroi se aktualisht, “jemi në fazën përfundimtare të hartimit të akteve nënligjore, në zbatim të ligjit të ri që rregullon inspektimet në Shqipëri. Sipas tij, vendi po kalon në një qasje tjetër të inspektimeve, duke iu referuar mënyrës se si do të organizohen dhe zhvillohen ato”.

“Ulet numri i inspektoriateve, por nuk shkrihet asnjë. Ato që kanë bërë inspektime të veçanta, por që kanë objekt të përbashkët, do të bashkohen në funksion të efikasitetit,” u shpreh Hajdari në një intervistë televizive.

Hajdari solli një shembull konkret se si kjo reformë do të ndikojë në praktikat aktuale.

“Nëse më parë në një biznes shkonin tre trupa të ndryshme inspektimi në kohë të ndryshme, tani do të bashkohen në një të vetme. Në vend që biznesi të presë tre herë, do të inspektohet një herë nga një ekip i përbashkët. Kjo ul barrën e panevojshme ndaj bizneseve dhe përmirëson përvojën e tyre me institucionet,” tha Kryeinspektori.

Hajdari theksoi gjithashtu rëndësinë e profesionalizmit në trupat e inspektimit. Ai njoftoi se do të ketë një sistem karriere të ndërtuar mbi bazën e rekrutimeve profesionale, duke përjashtuar mundësinë që në pozicione kyçe si kryeinspektor të emërohen persona pa përvojë të duhur.

“Nëpër inspektorate do të punojnë njerëz të fushës, profesionistë që e njohin mirë sektorin ku inspektojnë. Kjo garanton jo vetëm cilësi më të lartë të punës, por edhe më shumë besueshmëri nga publiku,” shtoi ai.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama publikon foto nga protesta dhe sheshi i tifozëve të ndeshjes Portugali-Spanjë: Kjo osht Tirona jonë e kontradiktës

TIRANË,6 korrik 2026/Albania Express News/-Ndërsa në Tiranë mbahet protesta...

Tajfuni Maysak godet Kinën, dy viktima dhe mijëra të evakuuar nga përmbytjet

KINË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Autoritetet kineze kanë ngritur...

AF Elbasani rikthehet në Europë pas 20 vitesh, Gvozdenoviç dhe Lulaj: Jemi gati për sfidën me BATE Borisov

ELBASAN ,6 korrik 2026/Albania Express News/-AF Elbasani është vetëm...

Zhvlerësimi i paprecedentë i kartonit të kuq, Trump e pranon: E telefonova personalisht Infantinon, por nuk e urdhërova

BOTËRORI 2026 ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Presidenti Donald Trump...