Muzgu në Tiranë, mozaik dritash dhe ngjyrash

Perëndimi i diellit mbrëmjen e sotme në Tiranë ofroi pamje me ngjyra të ngrohta, duke krijuar atmosferën e ëmbël vjeshtore të tetorit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje droni nga Tirana nga ku kryeqyteti duket si një mozaik dritash i rrugëve dhe ndërtesave ku dallon bulevardi qendror dhe Piramida.

Tirana, kryeqytet i Shqipërisë, vitet e fundit është kthyer në një destinacion tërheqës për turistët, pasi mund të gjesh pothuaj të gjitha format e turizmit, nga ai kulturor, historik, arkitekturor e kulinar, e deri tek turizmi malor duke udhëtuar për pak minuta larg zonës urbane.

Numri i turistëve ka ardhur gjithnjë në rritje, kjo falë edhe eventeve të ndryshme të organizuara në kryeqytet, sportive dhe artistike, të cilët kanë sjellë vizitorë të huaj si edhe nga trevat shqipfolëse.

Tirana ka rreth 56 objekte të trashëgimisë kulturore dhe 141 pika turistike si Kulla e Sahatit, e cila u rihap në qershor 2016 pas rikonstruksionit të kryer, Piramida, Muzeu “Shtëpia me gjethe”, Bunk’Art 1 dhe 2, sheshi “Skënderbej”, Pazari i Ri, Kalaja edhe shumë pika të tjera për t’u vizituar.

Kulinaria, mikpritja dhe jeta e natës e kanë bërë Tiranën “magnet” për mijëra të huaj.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama publikon foto nga protesta dhe sheshi i tifozëve të ndeshjes Portugali-Spanjë: Kjo osht Tirona jonë e kontradiktës

TIRANË,6 korrik 2026/Albania Express News/-Ndërsa në Tiranë mbahet protesta...

Tajfuni Maysak godet Kinën, dy viktima dhe mijëra të evakuuar nga përmbytjet

KINË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Autoritetet kineze kanë ngritur...

AF Elbasani rikthehet në Europë pas 20 vitesh, Gvozdenoviç dhe Lulaj: Jemi gati për sfidën me BATE Borisov

ELBASAN ,6 korrik 2026/Albania Express News/-AF Elbasani është vetëm...

Zhvlerësimi i paprecedentë i kartonit të kuq, Trump e pranon: E telefonova personalisht Infantinon, por nuk e urdhërova

BOTËRORI 2026 ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Presidenti Donald Trump...