Gjykata e Posaçme ndërpret çështjen ndaj Flamur Nokës për mosparaqitje të paditësit

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka pushuar padinë për shpifje të ngritur ndaj Flamur Nokës dhe shoqërisë tregtare “3 DS & AF Entertainment sh.p.k.”. Vendimi u mor për shkak të mosparaqitjes së palës së dëmtuar, Gjergji Vishkulli, në seancat gjyqësore pa një arsye të justifikuar.

Padia, e dorëzuar nga Vishkulli, kishte për qëllim deklarimin fajtor të Nokës dhe shoqërisë për shpifje të kryer botërisht, si dhe kërkonte dëmshpërblim për cenimin e nderit, imazhit personal dhe profesional, si dhe përgënjeshtrim të lajmit të publikuar në media.

Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme, për shkak të mosparaqitjes së paditësit, pushohen të gjitha kërkesat, duke përfshirë detyrimin për dëmshpërblim dhe përgënjeshtrim të lajmit. Shpenzimet gjyqësore të kryera deri në këtë moment i ngarkohen palës së dëmtuar. Kundër këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankimi në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 ditëve nga komunikimi i vendimit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Rreth 62 mijë fermerë përfitues të 2.66 miliardë lekësh nga Skema Kombëtare

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural po vijon me...

”Express”: Riviera shqiptare duhet vizituar patjetër për plazhet e saj të kristalta

Nëse jeni në kërkim të një pushimi të bukur...

Dhunë në Selanik, fermerët bllokojnë rrugën drejt aeroportit

Policia në Greqi përdori gaz lotsjellës ndaj fermerëve që...