Premiera, recitale e mbrëmje gala përgjatë tetorit në TKOB

Të shumta do të jenë aktivitetet në kalendarin artistik të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit e Ansamblit Popullor, këtë tetor.

Ndër tinguj që frymojnë melankolinë e vjeshtës, kalendari artistik i muajit tetor sjell një mozaik emocionesh.

TKOBAP do të sjellë për publikun e tij nga Festivali Ndërkombëtar i Kërcimit me shfaqje si PULS, Notte Morricone, Alegorías dhe Bate Fado, tek aktivitetet për fëmijë me projektin “Eja këndo me ne”.

Duhen veçuar edhe recitalet: “From Bach to Blues”, koncerti i pianistes, Frida Bollani, dhe duo violonçel-piano me Ejona Nakon e Viola Paçon.

Më 9 tetor adhuruesit e muzikës klasike do të mund të shohin premierën absolute të violinistit të shquar Giuseppe Gibboni me Orkestrën Simfonike të TKOBAP-së.

Në 18 tetor do të shfaqet mbrëmja gala dedikuar regjisorit Nikolin Gurakuqin, në 70-vjetorin e lindjes, ndërkohë që vlen të përmendet përfaqësimi ndërkombëtar i Ansamblit në Bolzano e Rovereto si edhe debutimi i Orkestrës Simfonike në Respighi Festival Bologna.

Fundi i muajit tetor do të sjellë në Tiranë Orkestrën Filarmonike të Vjenës, për të festuar 200-vjetorin e kompozitorit austriak, Johan Shtraus (Johann Strauss).

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Dhunoi një punonjës të policisë, pezullim i gjatë për portierin e Tërbunit

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka pezulluar me një...

Donnarumma: Italia shkon në Botëror, titullin këtë vit e fiton Milani

Kapiteni i Italisë dhe portieri i Manchester City-t, Gianluigi...

Përvoja shqiptare e mbrojtjes biologjike të gështenjës, në Forumin Botëror të Ushqimit

Në kuadër të 80-vjetorit të Organizatës së Ushqimit dhe...