Mijëra qytetarë francezë dalin në protestë, Kulla Eiffel njofton mbylljen

Qytetarët francezë në një seri grevash në mbarë vendin për debatin e shkurtimeve në shpenzimet publike, kanë dalë sot masivisht në komuna dhe qytete të ndryshme të Francës.

Në Paris, dolën në rrugë mijëra punëtorë, pensionistë dhe studentë, ku dhe Kulla Eiffel njoftoi mbylljen për turistët.Sipas burimeve lokale, sindikatat po i bëjnë thirrje kryeministrit të ri, Sebastien Lecornu, të heqë dorë nga masat buxhetore të propozuara nga paraardhësi i tij, të cilat përfshijnë ngrirjen e përfitimeve sociale dhe masa shtrënguese.Sipas qytetarëve francezë këto masa do të cënojnë më tej fuqinë blerëse të punonjësve me të ardhura të ulëta dhe të mesme.Sindikatat po ashtu kërkojnë rritje të taksave për shtresat më të pasura në Francë.

Lecornu, i emëruar kryeministër muajin e kaluar, ende nuk ka paraqitur detaje konkrete të planit të tij buxhetor, dhe nuk ka emëruar ende ministrat e kabinetit, çka pritet të ndodhë në ditët në vijim.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Pamje magjike nga mali i Korabit

TIRANË, 20 maj 2026 /Albania Express News/ Temperaturat e...

“Trump është i paaftë mendërisht”, 30 mjekë arrijnë në rezultatin: Duhet shkarkuar nga detyra si President

USA,20,maj 2026/Albania Express News/Mjekët që konstatojnë tek Trump rënie...

Mot i kthjellët në të gjithë territorin me vranësira të pakta

TIRANË, 20 maj 2026/Albania Express/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri...

Kush është Viktor Gjini, ish-agjenti i SHISH dhe ‘koka’ e mafias shqiptare që operonte në Kili

KILI ,19 maj 2026/Albania Express News/Emisionit investigativ Reportajes Teletrec...