Rama nga samiti i Komunitetit Politik Europian në Kopenhagen: Krenar për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në takimin e shtatë të Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagen të Danimarkës që bashkon 47 kryetarë shtetesh dhe qeverish nga i gjithë kontinenti.

Pas mikpritjes që Shqipëria i bëri Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë në 16 maj 2025, sot rrugëtimi vijoi në Kopenhagen, ku Danimarka organizoi takimin e radhës.

Kryeministri Rama ndau në rrjetet sociale momente nga punimet e këtij samiti, teksa bisedon me liderët pjesëmarrës si presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez etj.

“Krenar për Shqipërinë”, shkruan Rama, krahas fotove.

Samiti i Komunitetit Politik Europian kishte në fokus situatën e përgjithshme të sigurisë në Evropë. Në qendër të diskutimeve ishte forcimi i mbështetjes për Ukrainën, gjendja e sigurisë në Europë si dhe mënyrat për ta bërë kontinentin më të fortë e më të sigurt përballë sfidave gjeopolitike aktuale.

Pasditen e djeshme, Kryeministri Rama u prit në Kopenhagë, nga Madhëria e Tij, mbreti Frederiku X i Danimarkës, dhe Madhëria e Saj, mbretëresha Margrethe II, në Pallatin Amalienborg.

 

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME