Pazari për kandidat i Opozitës

Nga Alban Daci

Ky ankandi i Opozitës në kërkim të një kandidati ngjanë kështu:
Një familje, ka një kalë që është i vjetër dhe nuk kryen dot më nevojat e familjes, për të sjelle barin në shpi, për të sjellë të korrat në shpi, për të punuar tokën dhe për të sjellë drutë e dimrit.
Si fillim familja që ka nevojë për kalë të ri që duhet ta blejë, vendos në cilin treg do të shkojë. Si parim merr informacion se në cilin treg mund të gjejë kalin e mirë. Pastaj merr informacione se në atë treg, cili tregtar mban kuaj të mirë.
Kjo është pjesa e parë e sfidës, por çështja nuk zgjidhet me kaq. Një kalë i mirë dhe i fortë, ka nevojë për një familje punëtorësh të mëdhenj dhe të pasur që ta trajnojnë dhe ushqejnë mirë.
Nëse një familje me dembel, ose që e vjedhin ushqimin mirë të kalit, ai të do të jetë i fuqishëm për pakë kohë dhe pastaj nuk do të ketë më fuqinë për të bërë nevojat për çfarë është blerë.
Pra, një kalë të mirë nuk mund ta mbajë çdo familje! Mund të ndodhë edhe e kundra që një familje e mirë, me anëtarë punëtor dhe me gjendje të mirë ekonomike mund të marr një kalë që duket xhins i mirë, por është i kequshqyerja, atëherë përtej këtij kushti, familja duke besuar se është një kalë i mirë e merr, e ushqen mirë duke e trajtuar sa më mirë dhe kthen në formën më të mirë të tij duke qenë i dobishëm për nevojat që kanë me mbledhjen e të korrave dhe për të sjellë drutë e dimrit në shpi. Pra, nuk është vetëm çështja e emrit, që sigurisht përbën rëndësi, por varet shumë familja politike që e kandidon!

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Një “okazion” nga Benini, Chicoto Koffi Romeo zgjon interes në merkaton shqiptare

Emri i mesfushorit beninez Chicoto Koffi Roméo ka nisur...

Edi Rama: Nis korrja e grurit në fushat e arta të Dropullit

DROPULL, 4 korrik 2026/Albania Express News/ -Në fushën pjellore...

Protesta mbarëkombëtare, Diaspora ‘pushton’ Tiranën/ Qytetarët nisin organizimin në sheshin “Skënderbej”: Rama jep dorëheqjen

TIRANË ,4 korrik 2026/Albania Express News/-Sot mbahet protesta mbarëkombëtare....