Regjistrimi Fillestar i pronave në gjashtë fshatra në Elbasan

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka nisur prej më shumë se një muaji procesin e Regjistrimit Fillestar të pasurive të paluajtshme në qarkun e Elbasanit.

Ky projekt po zhvillohet në gjashtë fshatra të zonës, me synimin për të krijuar një regjistër kadastral të saktë dhe të besueshëm, që u garanton banorëve mundësinë për t’u pajisur me dokumentacion të plotë pronësie.

Ekipet janë të pranishme në terren, ku informojnë qytetarët dhe mbledhin dokumentacionin ekzistues që vërteton pronësinë e tyre.

Paralelisht, për çdo pasuri po kryhen matje me teknologji bashkëkohore, duke siguruar saktësi dhe cilësi maksimale në të dhënat që do të regjistrohen.

ASHK vlerëson bashkëpunimin e banorëve të zonës, duke theksuar se kontributi i tyre është thelbësor për një proces sa më të plotë dhe transparent.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Balluku në Austri, diskutime për investime në energji dhe turizëm

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda...

Ata që e mbajnë Elbasanin mbi supe janë skuadra e fitores dhe e së ardhmes

Në sfondin e një Elbasani që ecën përpara, janë...

Presidenca, kërkesë Kushtetueses: Shpallni moskompetencë për dekretin e zgjedhjeve në Tiranë

Institucioni i Presidentit, në cilësinë e palës së interesuar,...