LAJMI I FUNDIT/Jep dorëheqjen shefja e kabinetit të kryeministrit Rama! Zëvendësohet nga Vilma Premti, e besuara e Holta Zaçajt në GJK

Bizhga ka qëndruar pranë administratës së Edi Ramës që prej kohës kur ai drejtonte Bashkinë e Tiranës. Ajo ka mbajtur një profil të ulët publik, ndërsa është konsideruar krahu i djathtë i Rames.Burime bëjnë me dije se shefja e kabinetit të kryeministrit Edi Rama, Vali Bizhga, ka dhënë dorëheqjen.Ajo është zëvendësuar në detyrën e shefes së kabinitetit të kreut të qeverisë nga Vilma Premti, më herët shefe e kabinetit të Holta Zaçajt, kryetares së Gjykatës Kushtetuese.
Bizhga ka qëndruar pranë administratës së Edi Ramës që prej kohës kur ai drejtonte Bashkinë e Tiranës. Ajo ka mbajtur një profil të ulët publik, ndërsa është konsideruar krahu i djathtë i kryeministrit.Ajo mori postin e drejtoreshës së kabinetit të Këshillit të Ministrave në vitin 2013. Në atë kohë, siç e zbuloi vetë Rama, Bizhga kishte kaluar një betejë të vështirë me kancerin, por kishte arritur ta fitonte atë.
Sa i përket Vilma Premtit, ajo prej shkurtit të vitit 2022 deri në vitin 2023, ka qenë Drejtore e Kabinetit të Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Ndërsa nga viti 2023 deri në vitin 2025, Vilma Premti ka qenë shefe e kabinetit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Michelin” përzgjedh 20 hotele në Shqipëri, Gonxhja: Promovim në tregun ndërkombëtar

TIRANË, 23 tetor 2026 /Albania Express News/-Njëzet hotele në...

LIBRAZHD | Gjimnazi “Ibrahim Muça” organizon aktivitet letrar me studiues, poetë dhe nxënës

Letërsia na bashkon, libri na frymëzon! Gjimnazi “Ibrahim Muça”...

Urdhri i kryeministrit Edi Rama/ Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja jep dorëheqjen nga detyra

TIRANË, 23 tetor 2026 /Albania Express News/-Drejtori i Përgjithshëm...