“Feja dhe Inteligjenca Artificiale mund të kenë pika të përbashkëta”, mesazhi i Kryepeshkopit Johani në konferencën ndërkombëtare në Selanik

Shekulli XXI me zhvillimet e tij të shpejta teknologjike sjell sfida të mëdha për njeriun dhe shoqërinë, por Kisha Ortodokse nuk i frikësohet teknologjisë, në se çdo gjë duhet të përdoret me masë dhe urtësi.Këtë ka theksuar mes të tjerash, i pyetur nga Top Channel, Kryepeshkopi i Shqipërisë, Imzot Johani, në kuadër të një konferecne ndërkombëtare në Selanik, që trajtonte marrëdhënien mes Kishës dhe teknologjisë.
Në fjalën e tij, para dhjetëra të ftuarve kryepeshkopi theksoi se teknologjia nuk është thjesht një mjet neutral, por një forcë e fuqishme që mund të çojë drejt varësive, lodhjes digjitale dhe humbjes së ekuilibrit shpirtëror, veçanërisht tek të rinjtë. Përballë këtij realiteti, ai tha se tradita ortodokse ofron mjete të shëndetshme si lutja, vetëdisiplina dhe komuniteti liturgjik, që mund të ndihmojnë njeriun të ruajë qetësinë dhe lirinë e brendshme.Sipas Imzot Johan-it, shenjtërimi i teknologjisë nuk nënkupton sakralizimin e pajisjeve, domethënë t’i trajtosh pajisjet teknologjike si objekte të shenjta, por mënyrën e përdorimit të tyre për të mirën e njeriut dhe në përputhje me vullnetin e Zotit.
Konferenca, e organizuar nga revista shkencore “Theologia”, mblodhi në Selanik rreth 700 përfaqësues të Kishave Ortodokse, studiues e akademikë, duke hapur një platformë dialogu mbi rolin e fesë dhe shkencës në epokën digjitale.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Tajfuni Maysak godet Kinën, dy viktima dhe mijëra të evakuuar nga përmbytjet

KINË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Autoritetet kineze kanë ngritur...

AF Elbasani rikthehet në Europë pas 20 vitesh, Gvozdenoviç dhe Lulaj: Jemi gati për sfidën me BATE Borisov

ELBASAN ,6 korrik 2026/Albania Express News/-AF Elbasani është vetëm...

Zhvlerësimi i paprecedentë i kartonit të kuq, Trump e pranon: E telefonova personalisht Infantinon, por nuk e urdhërova

BOTËRORI 2026 ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Presidenti Donald Trump...

Pyetja që mbuloi në lot yllin e Brazilit: Çfarë do t’i thoni fëmijëve në Brazil që i prishët ëndrrën…?

BOTËRORI 2026 ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Përfaqësuesja e Brazilit...