Tragjedi në futbollin spanjoll, portieri 19-vjeçar nuk i mbijeton dot dëmtimit të rëndë në kokë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin spanjoll. Portieri i ri Raul Ramirez Osorio, vetëm 19 vjeç, ka humbur jetën pas një goditjeje të fortë në kokë gjatë ndeshjes mes Colindres dhe Revilla, e vlefshme për ligën e pestë spanjolle.Incidenti ndodhi të shtunën, kur Osorio ra pa ndjenja në fushë dhe pësoi arrest kardiak. Trajneri i tij reagoi menjëherë duke i dhënë frymëmarrje artificiale, ndërsa një studente e infermierisë që ndodhej si spektatore arriti ta rikthente përkohësisht me manovra shpëtimi.
Futbollisti u dërgua në gjendje kritike në spitalin Marqués de Valdecilla në Santander, ku u shtrua në kujdes intensiv. Pas dy ditësh luftë për jetën, mjekët konfirmuan ndarjen e tij nga jeta.Klubi i tij, Colindres, reagoi fillimisht me një mesazh shprese për gjendjen e portierit: “Duam t’i dërgojmë shumë forcë portierit tonë Raul Ramírez dhe gjithë familjes së tij. Gjatë ndeshjes së djeshme kundër Revilla ai pësoi një goditje për të cilën është i shtruar në spitalin Valdecilla”.
Ndërkohë, Federata Mbretërore e Futbollit të Kantabrisë publikoi sot një deklaratë zyrtare ku theksoi: “Federata Mbretërore e Futbollit të Kantabrisë shpreh keqardhje të thellë për të njoftuar se portieri i Colindres, Raul Ramirez, ka ndërruar jetë pas një përplasjeje aksidentale gjatë ndeshjes së së shtunës së kaluar”.
Lajmi ka tronditur jo vetëm komunitetin sportiv lokal, por gjithë opinionin publik në Spanjë, duke sjellë mesazhe ngushëllimi nga klubet dhe institucionet sportive të rajonit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kush është Viktor Gjini, ish-agjenti i SHISH dhe ‘koka’ e mafias shqiptare që operonte në Kili

KILI ,19 maj 2026/Albania Express News/Emisionit investigativ Reportajes Teletrec...

Arsenali shpallet kampion i Anglisë, barazimi i Cityt i sjell titullin “Topçinjve” pas 22 vitesh

ANGLI,19 maj 2026/Albania Express News/Arsenali është zyrtarisht kampioni i...

Ndeshja Itali-Greqi në rrezik anulimi, polemika dhe negociata mes federatave: Nuk luajmë me shpresat

ITALI,19 maj 2026/Albania Express News/Viti zero i kombëtares italiane...

Portieri 43-vjeçari hyn në histori, Skocia fton Craig Gordon për Botërorin 2026

SKOCI ,19 maj 2026/Albania Express News/Një histori frymëzuese po...