Shqiptare “Wine & Stories” në Berat, Rama: Tri net magjike për miqtë e verës dhe muzikës

Berati do të mirëpresë gjatë tri ditëve festivalin “Wine & Stories”, një aktivitet që promovon kulinarinë dhe traditat e qytetit të “një mbi një dritareve”.

E kthyer në një festë të përvitshme, në këtë aktivitet do të përfaqësohen kantinat më të mira nga Shqipëria, Kosova e tjerë.

Kryeministri Edi Rama ftoi sot vizitorët të bëhen pjesë e këtij festivali, i cili do të organizohet përgjatë datave 3, 4 dhe 5 tetor.

“Miqtë e verës dhe muzikës i presin tri net magjike në Festivalin e Verës “Wine & Stories”, në Berat. Aty ku vera jo vetëm prodhohet, por edhe shijohet. Në 3-4-5 tetor”, u shpreh Rama.

Në datat 3, 4 dhe 5 tetor Berati do të jetë më shumë se një destinacion turistik, duke u kthyer në një përvojë, ku kultura, vera, kulinaria dhe muzika janë të gjitha në “menu” për t’u shijuar.

Ndërkohë që somelierët më me emër do të garojnë për çmimet që do të jepen gjatë kësaj feste.

Pjesë e “Wine and Stories” do të jenë edhe këngëtarët më në zë, që me interpretimet e tyre më të mira do të sjellin atmosferë festive në Berat.

Festat lokale konsiderohen si mënyrë për të promovuar traditën dhe natyrën shqiptare dhe po organizohen në qytete të ndryshme të vendit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kush është Viktor Gjini, ish-agjenti i SHISH dhe ‘koka’ e mafias shqiptare që operonte në Kili

KILI ,19 maj 2026/Albania Express News/Emisionit investigativ Reportajes Teletrec...

Arsenali shpallet kampion i Anglisë, barazimi i Cityt i sjell titullin “Topçinjve” pas 22 vitesh

ANGLI,19 maj 2026/Albania Express News/Arsenali është zyrtarisht kampioni i...

Ndeshja Itali-Greqi në rrezik anulimi, polemika dhe negociata mes federatave: Nuk luajmë me shpresat

ITALI,19 maj 2026/Albania Express News/Viti zero i kombëtares italiane...

Portieri 43-vjeçari hyn në histori, Skocia fton Craig Gordon për Botërorin 2026

SKOCI ,19 maj 2026/Albania Express News/Një histori frymëzuese po...