Reagim i gazetares Anila Ahmataj: Kauza e Lumit të Vlorës është thirrje për drejtësi, jo një ankesë

Gazetarja e njohur Anila Ahmataj ka reaguar me forcë përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shprehur mbështetjen e saj të palëkundur për banorët e Smokthinës, Vërmikut dhe gjithë zonës së Lumit të Vlorës, të cilët protestojnë për mungesën e infrastrukturës dhe kushteve minimale për jetesë. Ajo e cilëson këtë një thirrje dinjitoze për drejtësi dhe jo thjesht një ankesë.

“Me zemër e me shpirt kam qenë përherë brenda problemeve tuaja,” shkruan Ahmataj, duke theksuar lidhjen e saj të thellë familjare dhe emocionale me këto zona që prej fëmijërisë. “Zemra ime ka rrahur përherë fort për Smokthinën, për Vërmikun, për çdo gur e çdo rrëke të kësaj krahine, që prej më shumë se 35 vitesh është lënë në harresë.” 

Në postimin e saj, gazetarja dhe moderatshpreh indinjatën për braktisjen që u është bërë fshatrave të kësaj zone, ndërkohë që banorët – njerëz fisnikë dhe të palodhur – kërkojnë vetëm një të drejtë bazike: një rrugë që nuk është vetëm asfalt, por një urë mes së shkuarës dhe së ardhmes, mes jetës dhe shpresës.

Ahmataj kujton fëmijërinë e saj në Vërmik, përmes baltës dhe gurëve, dhe vëren me dhimbje se edhe pas dekadash gjendja nuk ka ndryshuar. “Kanë kaluar dekada dhe rruga, si dhe shumë të tjera në këtë vend, ka mbetur po aty: dëshmi e një neglizhence që sot po i kushton jetesës së banorëve.” 

Ajo kujton eksperiencën e saj me emisionin Autokton, përmes të cilit ka pasur mundësinë të jetë afër këtyre komuniteteve, t’i dëgjojë dhe t’i pasqyrojë problemet e tyre në media. “Ata nuk kërkojnë mëshirë, kërkojnë të drejtën për të jetuar si qytetarë të barabartë në vendin e tyre.”

Duke theksuar se mungesa e infrastrukturës po ndikon në shpopullimin e zonës, Ahmataj apelon për ndërgjegjësim dhe veprim nga institucionet dhe politika:

“Banorët e Lumit të Vlorës – Smokthina, Vërmiku, Matogjini, Bashaj, Ramica, Velça e të tjerë – meritojnë më shumë. Meritojnë respektin e institucioneve, vëmendjen e politikës dhe dashurinë e gjithë shqiptarëve.” 

Ajo përmbyll reagimin e saj me një mesazh të fortë që ngërthen thelbin e kësaj proteste: “Kjo është kauzë për jetën. Kjo është thirrje për drejtësi.”

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Atli Mani i Pejkut: Shqiptari që ngre shqiponjën mbi tokën e tij

-Njeriu që e shenjtëroi punën me djersë “Në këtë tokë,...

Ballkani Perëndimor miraton paketën ekonomike historike në Londër: nga planet në veprime konkrete

Ministrat e Ekonomisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë...

Elbasani feston 10 vite muzikë të dhomës: Rekord pjesëmarrjeje këtë vit

Prej një dekade, Elbasani ka qenë nikoqir i përvitshëm...