Ky është shteti më i sigurt në botë, i treti më i lumtur dhe një pagë mesatare 4500 euro

Islanda nuk njihet vetëm për natyrën e saj mbresëlënëse me akullnaja, ujëra termale dhe aurora boreale, por edhe për cilësinë e jetës që u ofron qytetarëve të saj. Së fundmi, vendi është shpallur si më i sigurti në botë dhe renditet i treti në listën e kombeve më të lumtura, duke e kthyer në një prej destinacioneve më të dëshiruar për të jetuar në Europë.

Një nga faktorët që e bën edhe më tërheqëse është fuqia e tij ekonomike. Paga mesatare në Islandë arrin rreth 4.500 euro, shoqëruar me një ekonomi të qëndrueshme dhe një sistem shëndetësor cilësor. Këto elementë sigurojnë një nivel të lartë mirëqenieje për qytetarët, shkruan A2 CNN.

Edhe në renditjet globale për vendet më tërheqëse për emigracion, Europa dominoi me emra si Zvicra, Luksemburgu, Norvegjia, Irlanda, Danimarka dhe Holanda. SHBA u pozicionua në vendin e shtatë, ndërsa Mbretëria e Bashkuar ra deri në vendin e 19.

Ndërkohë, një tjetër klasifikim mbi lumturinë konfirmoi edhe një herë epërsinë nordike: Finlanda u shpall vendi më i lumtur për të tetin vit radhazi, e ndjekur nga Danimarka dhe Islanda. Në kontrast, SHBA zbriti në vendin e 24, Britania e Madhe në të 23-in, ndërsa fundi i listës i përket Afganistanit, Sierra Leones, Libanit, Malavit dhe Zimbabves.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Portugalia i jep Shqipërisë pikët maksimale, Italia na “lë në baltë”/ Si u votua vendi ynë në finalen e “Eurovision 2026”

EUROVISION,17, maj 2026/Albania Express News/Shqipëria arriti të merrte 145...

Regjistrimi fillestar, drejt përfundimit procesi në 108 fshatra nga Elbasani në Vermosh

ELBASAN,16 maj 2026/Albania Express News/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës...

Tmerr në aeroportin e Splitit në Kroaci/ Avioni me 135 persona në bord del nga pista me 240 km/h, shmanget tragjedia

KROACI,16 maj 2026/Albania Express News/Një Airbus A220-300 i “Croatia...

Alis drithëron sërish skenën me këngën “Nan”, artisti shqiptar dhuron performancën emocionuese në finalen e “Eurovision 2026”

EUROVISION,16 maj 2026/Albania Express News/Alisi ka dhuruar një performancë...