Opozita ende pa kandidat në Tiranë, Berisha tregon “planin”: Ja kush janë 3 demokratët që po negociojnë me partitë e tjera

Partia Demokratike ka ngritur një grup pune prej 3 personash të cilët do të negociojnë me partitë e tjera opozitare për të përzgjedhur emrat e kandidatëve që do të garojnë për Bashkinë e Tiranës dhe 5 bashkitë e tjera ku do të mbahen zgjedhje të parakohshme.

Lajmi u konfirmua nga kreu i PD, Sali Berisha i cili tha se grupi i punës i autorizuar prej tij përbëhet nga Ilir Alimehmeti, Belind Këlliçi dhe Flamur Noka.

Berisha theksoi se vetë nuk është i gatshëm të pronocohet për të treguar se kush është emri i kandidatit të tij të preferuar.

“Unë kam ngarkuar një grup prej 3 personash që do të negociojnë me partitë e tjera për emrat. Belind Këlliçi, Flamur Noka, Ilir Alimehmeti do të jenë përfaqësuesit tanë, do të negociojnë me partitë e tjera. A më shkon mua që nga njëra anë ti ngarkoj e tu them partive opozitare qe do negocioj e të them emra, Sot do të mblidhen, punën e kanë filluar që dje. Ata do takohen me kandidatët me partitë, duhet të bien dakord për emra, pastaj vjen radha e kandidatëve. Nuk do prononcohem për emrin që preferoj unë, sepse ky është një proces, në të kundërt do të thosha ky është i preferuar”, tha Berisha.

Janë 6 bashki në vend (Tirana, Vlora, Mati, Tepelena, Berati dhe Cërriku) ku pritet të mbahen zgjedhje të parakohshme, pasi kryetarët e disa prej tyre janë dorëhequr për shkak se janë zgjedhur ministra e deputetë, të tjerë për arsye personal si dhe Erion Veliaj në Tiranë që u shkarkua për shkak se është i arrestuar.

Kujtojmë që kryeministri Edi Rama ka nisur punën për të prezantuar Ogerta Manastirliun si pasuesen e Erion Veliajt në krye të bashkisë më të madhe në vend.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Përmbytjet katastrofike në Nepal, të paktën 95 viktima dhe qindra të zhdukur

NEPAL , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Të paktën 95...

Intelektuali i Gramshit Enver Qose, 75 vite jetë dhe përkushtim për vendlindjen e tij dhe jo vetëm

GRAMSH , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Një jetë e...

SEZONI I RI POLITIK DHE QYTETARËT

NGA NERTIL JOLE TIRANË , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Në...