E paprecedentë në Shtëpinë e Bardhë, Trump heq portretin e Bidenit dhe vendos një stilograf në vend të tij

Shtëpia e Bardhë ka ndërmarrë një hap të paprecedentë duke hequr portretin e Joe Biden që varej në një korridor pranë atij të ish-presidentëve të Shteteve të Bashkuara.Në vend të fotos së ish-presidentit Biden, u shfaq fotoja e një stilografi! Simbolika e stilolagrafit nuk është rastësore. Presidenti Donald Trump e kishte ngritur për herë të parë këtë temë muajt e fundit të mandatit të Biden, duke vënë në dyshim faktin nëse nënshkrimet e presidentit në dekretet dhe ligjet ishin vërtet të tijat, pasi sipas Trump ishin “identike dhe të përsëritura”.
Trump kishte ironizuar se “nënshkrimet nuk i vendos më Biden, por një stilolaps automatik”, duke nënkuptuar se presidenti nuk kishte më kapacitetin mendor për të ushtruar detyrat. Nëse kjo do të ishte e vërtetë, ligjërisht nënshkrimet e tij do të ishin të pavlefshme.Megjithatë, ky gjest i fundit me stilografin në vend të portretit ka shkaktuar jo pak reagime, si në qarqet politike ashtu edhe në publik, ku shumë e konsiderojnë si një veprim që sfidon etikën dhe traditën institucionale të respektit ndaj paraardhësve në Shtëpinë e Bardhë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kombëtarja zhvillon seancën e parë stërvitore për miqësoret ndaj Izraelit dhe Luksemburgut

TIRANË, 1 qershor 2026/Albania Express News/ Kombëtarja shqiptare ka...

“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…

TIRANË,1 qershor 2026/Albania Express News/Kryeministri Edi Rama ka komentuar...

Kërkojnë mbrojtjen e Zvërnecit, pas 2 orësh përfundon protesta përpara Kryeministrisë, nesër qytetarët sërish tubim

TIRANË,1 qershor 2026/Albania Express News/ Qytetarët kanë përfunduar pas...