Erion Veliaj, i është përgjigjur me një shkresë zyrtare Këshillit Bashkiak lidhur me procedurën e iniciuar për shkarkimin e tij, që do të zhvillohet ditën e nesërme.Në dokumentin e firmosur prej tij, Veliaj thekson se nuk është informuar zyrtarisht nga sekretari i Këshillit për zhvillimin e mbledhjes së parashikuar, duke u njohur vetëm nga burime mediatike.
Prej disa ditësh Kryeministri Edi Rama propozoi shkarkimin nga detyra të Veliajt, ndërsa propozoi si kandidate të PS në garë, Ogerta Manastirliun.