Blendi Klosi/Reforma Territoriale do shkrijë mjaft bashki, disa prej tyre nuk justifikojnë të qenit bashki

Reforma administrative-territoriale është pjesë e programit qeverisës të socialistëve për katër vitet e ardhshme.Socialistët planifikojnë të ngrenë komision të posaçëm parlamentar për të nisur nga puna analitike, duke reflektuar ndryshimet demografike.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, tha se para vitit 2027, kur vendi do të mbahet zgjedhjet lokale, do të ketë ‘shkrirje’ të bashkive.“Ka bashki që nuk e justifikojnë të qënit bashki. Duhet ta bëjmë këtë para zgjedhjeve të ardhshme lokale, që janë në pranverën e viti 2027”, tha ai.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME