Berisha: Do ulemi me aleatët dhe partitë opozitare për kandidatin e bashkisë Tiranë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se Partia Demokratike ka disa kandidatë të shkëlqyer për të drejtuar bashkinë e Tiranës.

Megjithëse nuk veçoi emra, kreu i PD-së tha se kandidatët e PD-së janë të pakrahasueshëm me kandidaten e socialistëve, Ogerta Manastirliu të cilën e akuzoi si përgjegjëse për abuzime me fondet dhe politikat gjatë pandemisë së Covid-it.

Ai tha se do të diskutojnë me aleatët dhe partitë opozitare për kandidatin e bashkisë Tiranë.

“Janë dy momente të rëndësishme. Së pari, PD do të bëjë përpjekje të hyjë me koalicion. Ne do përpiqemi të rakordojmë, biem në ujdi në bashkëpunim me ato parti që ndihen opozitare. Aty pastaj, sigurisht, debati do të jetë për kandidaturat. Ne nuk themi që, o kandidatura jonë, o nuk ka koalicion me ne. Por secili është i vetëdijshëm që zë kryesor për përzgjedhjen do të jetë PD. Prandaj dhe pasi të ulemi me aleatët dhe partitë opozitare të tjera, aleatë në tërësi, të debatohet, të diskutohet, do të ua japim kandidatin.
PD ka jo një, por disa kandidat të shkëlqyer, brenda, jashtë kudo. Nuk kemi asnjë problem”, tha Berisha.

Gjatë konferencës për mediet, Berisha u ndal edhe tek seanca e Këshillit Bashkiak që pritet të marrë në shqyrtim nesër kërkesën për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Kreu i PD tha se Veliaj që ndodhet në paraburgim, duhet të lejohet të flasë nesër para Këshillit Bashkiak.

“Këshilltarët tanë janë të parët që kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur shkarkimin e tij. Nuk ka diskutim se vota e tyre është automatikisht për shkarkimin. Nuk ka diskutim”, tha Berisha duke deklaruar se kërkesa për të folur në mbledhje është një e drejtë që nuk mund t’i mohohet Veliajt.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Ministria e Mbrojtjes: Plani si do të përdoren 5% të financimeve për ushtrinë

Shqipëria do të përmbushë kriterin e anëtarësimit në NATO...

Japonia në ndryshim, Takaichi bëhet kryeministrja e parë grua në vend

Kjo duke përgatitur terrenin që Sanae Takaichi të bëhet...

Emisioni “Socios por el Mundo”, Gonxhja: Sjell Shqipërinë para miliona shikuesve në Amerikën Latine

Emisioni i njohur ndërkombëtarisht nga Kili “Socios por el...