Kontrolle të befasishme në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin, forcat operacionale zbulojnë sende të paligjshme

Forcat operacionale të Policisë së Burgjeve kanë zhvilluar një aksion të befasishëm në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin, me fokus kryesor identifikimin dhe sekuestrimin e sendeve të kundërligjshme brenda ambienteve të sigurisë së lartë.

Në qendër të këtij operacioni kanë qenë edhe disa të dënuar me burgim të përjetshëm, ndër ta edhe Indrit Shaqe, i cili vuan dënimin për krime të rënda. Burime jozyrtare bëjnë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në qelinë e Shaqes janë gjetur sende të ndaluara, që dyshohet se përdorej për komunikim të jashtëligjshëm.

Kontrollet janë përqendruar në identifikimin e pajisjeve të ndaluara, si telefona celularë, karta SIM apo pajisje të tjera që mund të shërbejnë për komunikim të paligjshëm me botën e jashtme. Sipas burimeve, një sërë sendesh me interes të veçantë për hetimet janë sekuestruar dhe tashmë janë në proces verifikimi nga autoritetet përkatëse.

Ky operacion vjen në kuadër të masave të shtuara për të rritur sigurinë dhe për të ndërprerë çdo tentativë për organizim kriminal nga brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit. Gjithashtu, po nga vetë forcat e sigurisë së IEVP Peqin është ushtruar një kontroll ku është gjetur një telefon te një i dënuar që vuan dënimin në seksionin e sigurisë së lartë.

Autoritetet pritet të publikojnë më shumë detaje në vijim, ndërsa hetimet për këtë rast janë ende në zhvillim.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Çela: Gjatë 2024 përfunduam 24 591 çështje, u sekuestruan mbi 234 pasuri

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela raportoi sot në Komisionin...

Gati 7 mijë vende të lira pune, nga financierë te punëtorë krahu

Tregu i punës në Shqipëri po shfaq kërkesë të...

PD kërkon mocion me debat në Kuvend për situatën në Onkologjik

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Kuvendit...

Forumi BE – Ballkani Perëndimor, Manjani: 400 milionë euro investime për IA, energji të pastër dhe industri

Forumi i Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, që po zhvillohet në...