Rama: Muzeu Ikonografik “Onufri”, plot me turistë edhe në shtator

Muzeu Ikonografik “Onufri” në Berat vazhdon të frekuentohet nga një numër i lartë vizitorësh, edhe gjatë këtyre ditëve të shtatorit, duke dëshmuar rëndësinë e tij si një nga destinacionet më tërheqëse të turizmit kulturor në vend.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjete sociale momente nga kjo atmosferë e gjallë kulturore ku shihen turistë të shumtë që po vizitojnë ambientet e këtij institucioni të rëndësishëm.

Pamjet e publikuara nga Kryeministri shfaqin vizitorë të angazhuar në eksplorimin e trashëgimisë shqiptare, një dëshmi e gjallë se kultura dhe historia shqiptare mbeten një atraksion i fortë në çdo stinë.

“Muzeun Ikonografik Onufri në Berat në një ditë të zakonshme shtatori plot turistë”, shkroi Rama.

Muzeu Ikonografik “Onufri”, i vendosur në ambientet e Katedrales “Fjetja e Shën Mërisë” në Kalanë e Beratit, është një nga pasuritë më të çmuara të trashëgimisë kulturore shqiptare. Ai mban emrin e ikonografit të madh shqiptar të shekullit XVI, Onufri, i njohur për stilin e tij të veçantë artistik dhe përdorimin e ngjyrës së kuqe të ndezur, të njohur sot si “e kuqja e Onufrit”.

Muzeu përmban një koleksion të pasur ikonash, objekte kulti dhe vepra të tjera artistike që i përkasin periudhës së shek. XVI–XX, të realizuara nga mjeshtra të ikonografisë shqiptare si Onufri, Nikolla, Joan Çetiri, Kostandin Shpataraku e shumë të tjerë.

Vizitorët, vendas dhe të huaj, shprehin vazhdimisht admirimin për pasurinë shpirtërore dhe historike që ky muze përcjell, ndërsa qyteti i Beratit, i mbrojtur nga UNESCO, vazhdon të jetë një nga destinacionet më të kërkuara për turizmin kulturor në Shqipëri.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zbardhen kërkesat e Iranit për fundin e luftës: Zhbllokim fondesh dhe kompensim dëmesh

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi, ka bërë...

Turistët shijojnë historinë dhe kulturën e Beratit të një mbi një dritareve

TIRANË, 19 maj 2026 /Albania Express News/ Berati, qyteti...

Kina përfshihet nga shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje/ 10 të vdekur, ndërprerje energjie dhe probleme me transportin në disa zona

KINË,19 maj 2026/Albania Express News/Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar...

Sa paguhet “stoli kuqezi”, stafi i Maran fiton brenda ditës më shumë se paga mujore e një shqiptari

TIRANË,19 maj 2026/Albania Express News/Stoli i Kombëtares Shqiptare të...