Vangjush Dako rikthehet në burgun e Durrësit, ja sa kohë do të qëndrojë në qeli ish-kryebashkiaku

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, i cili pasi u dënua me 2 vite e tetë muaj burgim nga Gjykata e Apelit të Posaçëm përfundoi në spital kur mori vendimin, është rikthyer sot, 21 shtator, në burgun e Durrësit, pasi gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar.

Dako u shtrua në repartin e Sëmundjeve Infektive nën mbikëqyrjen e Forcës së Policisë së Burgjeve, për shkak të problemeve shëndetësore, pasi mësohet se vuan nga aritmia, ankthi dhe hernia diskale.

Sipas avokatit të tij, Vangjush Dako do të qëndrojë në qeli vetëm për 6 ditë, pasi sipas përllogaritjeve atij i mbaron dënimi më 27 shator. Pjesën më të madhe të dënimit ai e ka kryer në “arrest shtëpie”.

Dako u akuzua nga SPAK për shpërdorim detyre ne dy episore, i pari lidhur me lidhur me miratimin e lejes së ndërtimit në favor të shoqërisë Fakle sh.p.k, ku ai dhe vartësit përpiluan dokumentet dy vjet pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe banorët kishiin hyrë në apartamentet e tyre për të banuar.

Episodi i dytë lidhet me një procedurë prokurimi, për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Inspektorati i Përgjithshëm Dashnor Sula zhvillon takim pune me drejtuesit e inspektorateve qendrore

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në vijim të...

Nis takimi Ramës me ministrat dhe drejtuesit politik, si u ndryshua vendi i takimit për shkak të protestës

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në një vilë...

“Asnjë provë për korrupsion”, avokati i Agasit tregon çfarë ndodhi në seancë

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Gjykata e Posaçme...