Edi Rama dhe ministrja Evis Sala në QSUT: Pesë salla operatore dhe reanimacion i avancuar

Pas prezantimit të ministres së re të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Prof. Dr. Evis Sala, Kryeministri Edi Rama vizitoi sot pavionin e ri të kardiokirurgjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), një investim modern që synon të ofrojë shërbime mjekësore të avancuara për pacientët.

Në këtë vizitë morën pjesë gjithashtu ish-ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, drejtori i përgjithshëm Florenc Spaho, si dhe stafi i mjekëve të specializuar pranë QSUNT. Pavioni i ri do të jetë i pajisur me aparatura moderne dhe ekipe të kualifikuara për trajtimin e zemrës, enëve të gjakut dhe shërbimeve të reanimacionit.

Godina e re ka një sipërfaqe ndërtimi prej 4.000 metra katrorë, me një shtesë prej 500 metra katrorë. Në katin e parë do të ofrohen kryesisht shërbime për studentët dhe stafet pedagogjike, për ngritjen e kapaciteteve dhe logjistikën teknike. Në katin e dytë do të kryhen shërbime të kirurgjisë vaskulare, ndërsa në katin e tretë ndodhet blloku operator me pesë salla operatore, së bashku me shërbimin e reanimacionit për trajtime të specializuara dhe situata emergjente.

Ky investim i rëndësishëm synon të modernizojë sektorin e kardiokirurgjisë dhe të përmirësojë nivelin e shërbimeve ndaj qytetarëve, duke krijuar kushte optimale për trajtimin e pacientëve dhe ngritjen e kapaciteteve të stafit mjekësor.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula : Mbrojtja e mjedisit prioritet i inspektimeve

BERAT , 1 korrik 2026 / Albania Express News/...

Urgjencës Kombëtare i shtohen 13 autoambulanca, Sala: Forcojmë reagimin në kohë për të shpëtuar jetë

TIRANË, 1 korrik 2026 /Albania Express News/ Qendra Kombëtare...

Gjyqi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Dhomat e Specializuara caktojnë datën se kur do të jepet vendimi

HAGË /HOLANDË ,1 korrik 2026/Albania Express News/-Pas më shumë...