Kurti: SHBA pezulluan planifikimin për dialog strategjik, jo marrëdhëniet me Kosovën

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për herë të parë lidhur me ndërprerjen e dialogut strategjik nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në mbledhjen e qeverisë në detyrë, Kurti theksoi se bëhet fjalë për pezullimin e planifikimit të dialogut strategjik dhe jo për ndërprerjen e dialogut si proces të nisur.

Ai shtoi se marrëdhëniet me SHBA nuk janë prishur, ndërsa fajin e hodhi te opozita, duke thënë se ata “po e bëjnë të stërmadhe” situatën. Sipas Kurtit, dallimi kryesor lidhet me qasjen ndaj Serbisë dhe çështjeve operative dhe taktike.

“Duam të qartësojmë për qytetarët se bëhet fjalë për pezullimin e planifikimit për Dialog Strategjik, e jo të procesit të nisur ose komunikimit të rregullt që ne e kemi. Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi disa dallime. Opozitarët po e stërmadhojnë çdo ndodhi në dritë negative, por unë nuk dua t’i minimizoj vendimet e fundit. Qeveria i trajton seriozisht deklaratat dhe qëndrimet e ambasadës amerikane”, deklaroi Kryeministri.

Kurti theksoi se gjatë mandatit të tij, qeveria ka punuar për të forcuar partneritetin me SHBA në tri shtylla kryesore: diplomaci, mbrojtje dhe zhvillim. Ai shtoi se, megjithë pajtimet për vlera, interesa dhe qëndrime, nuk ka gjithmonë dakordësi për çështje operative dhe taktike, sidomos lidhur me qëndrimet ndaj Serbisë dhe veprimet ndaj strukturave ilegale të saj në Kosovë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Michelin” përzgjedh 20 hotele në Shqipëri, Gonxhja: Promovim në tregun ndërkombëtar

TIRANË, 23 tetor 2026 /Albania Express News/-Njëzet hotele në...

LIBRAZHD | Gjimnazi “Ibrahim Muça” organizon aktivitet letrar me studiues, poetë dhe nxënës

Letërsia na bashkon, libri na frymëzon! Gjimnazi “Ibrahim Muça”...

Urdhri i kryeministrit Edi Rama/ Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja jep dorëheqjen nga detyra

TIRANË, 23 tetor 2026 /Albania Express News/-Drejtori i Përgjithshëm...