Sot do të mbahet ceremonia e betimit të qeverisë së re para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Në orën 10:00, ministrat e rinj të kabinetit qeveritar, që doli nga zgjedhjet e 11 majit, do të japin betimin e tyre dhe më pas do të nisin menjëherë ushtrimin e detyrës në postet e reja.
Ndryshimet në kabinet u propozuan nga Kryeministri Edi Rama dhe u votuan në Kuvend mes polemikash politike dhe protestash verbale nga radhët e opozitës parlamentare.