Ngjarje tragjike në Valbonë, turisti hollandez bie nga shkëmbi në humnerë dhe humb jetën

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në zemër të Alpeve Shqiptare, në zonën malore të Valbonës, ku një turist hollandez ka humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes nga një lartësi e konsiderueshme e një shkëmbi, duke rënë në humnerë gjatë një ecjeje individuale në një nga majat e thepisura.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Alpinizmit dhe Turizmit Malor, z. Artur Guni, konfirmoi ngjarjen dhe dha një reagim zyrtar mbi situatën:

“Është një ditë e trishtë për të gjithë komunitetin tonë. Humbja e jetës së një turisti të huaj në Valbonë është një tragjedi që na prek thellë. Pavarësisht përpjekjeve të menjëhershme të ekipeve të shpëtimit nga Shqipëria dhe Kosova, nuk arritëm ta shpëtojmë jetën e tij. Në orët e vona të kësaj të marte po punohet në kushte tejet të vështira, nga toka dhe ajri, për nxjerrjen e trupit të pajetë nga humnera. Apelojmë me forcë për më shumë kujdes nga të gjithë vizitorët që eksplorojnë zonat malore. Terrenet tona alpine janë mahnitëse, por edhe kërkojnë përgatitje, informacion dhe masa të larta sigurie.”

Menjëherë pas sinjalizimit për incidentin, në vendngjarje janë angazhuar strukturat e Urgjencës Kombëtare, forcat ajrore të ushtrisë, si dhe ekipet e specializuara të shpëtimit malor nga të dy anët e kufirit, të cilat kanë bashkëpunuar ngushtësisht në terren për të kryer kërkimin dhe ndërhyrjen.

Sipas informacioneve paraprake, viktima ishte duke eksploruar në mënyrë individuale, kur dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në një zonë shumë të vështirë për t’u aksesuar.

Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së viktimës dhe rikujton rëndësinë e respektimit të protokolleve të sigurisë për të shmangur ngjarje të tilla në të ardhmen. Hetimet mbi rrethanat e plota të ngjarjes janë në vijim.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Të shtëna me armë zjarri në një xhami në Kaliforni, dy viktima dhe disa të plagosur

USA,19 maj 2026/Albania Express News/Të paktën dy persona u...

Italianët kryesojnë vizitat turistike, rritje me 20,8% e akomodimeve

TIRANË, 18 maj 2026/Albania Express News/Turizmi në Shqipëri vijoi...

Ndërprerje e furnizimit me ujë në gjithë qytetin e Elbasanit, ja kur do të kryhen punimet…

ELBASAN,18 maj 2026/Albania Express News/Bashkia Elbasan dhe Shoqëria Rajonale...

“UÇK, UÇK, UÇK”! Protesta në RMV për gjuhën shqipe, thirrje për dorëheqjen e kryeministrit. Tre studentë të arrestuar

SHKUP,18 maj 2026/Albania Express News/Mijëra student shqiptarë janë mbledhur...