Lux dhe polemika: Dasma e djalit të ish-kryeparlamentares ndez rrjetet sociale

Dasma e djalit të Jozefina Topallit, e cila u mbajt këtë fundjavë në Itali, është bërë shpejt virale në rrjetet sociale.

Lumë komentesh dhe urimesh janë drejtuar në adresën e Instagramit të ish-kryeparlamentares, e cila ka publikuar foton e të birit dhe nuses në ditën e ceremonisë.

“Në Bazilikën e Shën Marisë të Altarit të Qiejve, në Romë, Genari dhe Cindy kurorëzuan dashurinë e tyre. Si nënë, ky ishte një moment i paharrueshëm, plot emocion e mirënjohje. Uroj që martesa e tyre të jetë gjithmonë e mbushur me dashuri, respekt e bekim nga Zoti,” shkruan Topalli.

Por ka pasur edhe shumë komente që kanë vënë në dukje luksin e kësaj dasme, madje duke aluduar edhe shifrën që ka kushtuar i gjithë organizimi.

Një prej komentuesve madje i bën thirrje Ministrisë së Drejtësisë që të nise hetimet për paratë e shpenzuara në këtë dasmë, që sipas tij kap shifrat e 500 mijë eurove.

“Ministria e Drejtësisë, bëni verifikimet se nuk ka kuptim të bësh dasmë 500 mijë euro,” shkruan komentuesi.

“Si nuk të vjen zor, nuk ke sedër fare para në popullin e varfër që çdo ditë rinia merr arratinë, hajdutët pa pikë mëshire hellin vadhe me para të vjellura,” shkruan një komentues tjetër.

“Sa ka kushtuar vallë kjo dasmë? Me lekët e kujt?” pyet një tjetër.

“Sa lluks i shfrenuar, çifti të trashëgohet, por shumë e tepër çdo gjë,” është një tjetër koment.

Ndërkohë, Topalli nuk i është përgjigjur asnjë prej komenteve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Përfaqësuesit e protestës do të dalin me Kryeministrin”, deputetja e Elbasanit ,Sara Mila jep lajmin: Jemi drejt dialogut

TIRANË ,3 korrik 2026/Albania Express News/-Deputetja socialiste Sara Mila...

Policia nuk duhet të ndez fitilin e dhunës

TIRANË ,3 korrik 2026/Albania Express News/-Protesta e sotme përpara...

Sulmet masive ruse në Kiev/ Shkon në 30 numri i viktimave, Ukraina shpall ditë zie, Zelensky: Po godasin objektivat politike

UKRAINË ,3 korrik 2026/Albania Express News/-Katër persona u vranë...