PS synon riorganizimin e Kuvendit, Balla sqaron procedurat

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, doli para mediave pas mbledhjes me opozitën dhe kryetaren e Kuvendit, duke folur për riorganizimin e komisioneve parlamentare.

Balla theksoi se kërkesa e PS është që numri i komisioneve të zgjerohet nga 8 në 11, duke theksuar se ky ndryshim është domosdoshmëri për funksionimin normal të Kuvendit. Ai kujtoi se një kërkesë e tillë ishte bërë edhe katër vite më parë dhe shtoi se Komisionin e Integrimit duhet ta drejtojë mazhoranca, jo opozita.

Sipas Ballës, ndryshimi do të kalojë për shqyrtim në seancën e nesërme plenare, pa pasur nevojë për njoftim paraprak, pasi bëhet fjalë për një çështje organizative të rëndësishme. “Kuvendi i Shqipërisë duhet të ketë një organizim të ri me 11 komisione. Është domosdoshmëri të kalojmë këtë etapë brenda kësaj jave,” deklaroi ai.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nis aplikimi për në universitete, Maturantët të verifikojnë me kujdes zgjedhjet

TIRANË, 27 korrik 2026 /Albania Express News/- Nga sot,...

Ivan Gvozdenoviç përballë dy misioneve te AF Elbasani: Harmonia e grupit dhe përforcimet cilësore, çelësi i një sezoni ambicioz

ELBASAN ,27 korrik 2026/Albania Express News/-Eliminimi nga Conference League...

Miratohet me 74 vota pro marrëveshja e huasë me SHBA-në, opozita bojkotoi seancën

TIRANË, 27 korrik 2026 /Albania Express News/- Kuvendi i...