Marjana Koçeku, deputetja më e re në Parlament, mes krenarisë dhe përgjegjësisë për Shkodrën

Deputetja e re e Partisë Socialiste për Qarkun Shkodër, Marjana Koçeku, ka bërë betimin dhe ka mbajtur fjalën e saj të parë si përfaqësuese në Kuvendin e Shqipërisë. Me një ton reflektues dhe një qasje përbashkuese, znj. Koçeku u shpreh se ndihej krenare për këtë përgjegjësi të madhe, por njëkohësisht edhe e vetëdijshme për peshën e saj.

Është dita ime e parë në Parlament dhe ndjej privilegjin e përfaqësimit mes 140 deputetëve. Si më e reja në moshë, do të doja ta nis këtë rrugëtim me gëzim dhe krenari për detyrën që më është besuar nga qytetarët e Shkodrës dhe nga Partia Socialiste,” shkruan ajo në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale.

Koçeku, e cila hyn për herë të parë në politikën kombëtare, vuri në dukje kontrastin mes brezit të ri dhe figurave të vjetra të politikës shqiptare, duke theksuar nevojën për një kulturë të re politike në Kuvend.

Në atë sallë pashë fytyra dhe dëgjova zëra të hershëm që kanë qenë aty që para se unë të vija në jetë. Por mes nesh, të rinjve që këtë vit jemi shumicë, ka vend për një qasje të re. A mund të rikthejmë vëmendjen te hallet e qytetarëve dhe të sjellim në Parlament zërin e komuniteteve që përfaqësojmë, përtej përkatësive politike?”, ishte apeli i saj.

Deputetja e re falënderoi Kryeministrin Edi Rama, Partinë Socialiste dhe qytetarët që i dhanë besimin për të përfaqësuar Shkodrën në Kuvend. Ajo nënvizoi se sfida është e madhe, veçanërisht duke pasur parasysh figurat e shquara që historikisht kanë përfaqësuar Shkodrën në Parlament, si At Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjeda dhe Luigj Gurakuqi.

“Do të jetë e vështirë, por me besimin në Zot dhe ndihmën e njerëzve të thjeshtë, kam besim se do t’ia dal,” përfundoi Koçeku.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Ministri Andis Salla: Mbështetja e grave në Bujqësi, strategji ekonomike kombëtare

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Grave Rurale, ministri...

Vijon puna për Teatrin e Ri Kombëtar, Rama: Kthen Tiranën në destinacion europian të artit

Puna për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar në...

Elbasani synon ringjalljen e sportit në shkolla, Klubi Shumësportësh në nismë për talentet e reja

Klubi Shumësportësh Elbasani vijon të ndërmarrë hapa konkretë për...