Gonxhja: Mikpritja shqiptare i dëshmon Evropës identitetin tonë evropian

TIRANË ,28 nëntor 2026/Albania Express News/-Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, përcolli sot një mesazh urimi, duke vënë në vëmendje mikpritjen shqiptare dhe rolin e turizmit në promovimin e vendit në Evropë.

“Deri pak kohë më parë Evropa na njihte nga hartat. Sot na njeh nga oborri dhe tryeza e shtëpisë sonë”, u shpreh Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.

Ministri theksoi se përvoja e vizitorëve të huaj në Shqipëri kontribuon në njohjen e identitetit, kulturës dhe traditave të vendit.

“Çdo vizitor evropian që ulet në një bujtinë në Theth, shëtit në Berat a lundron në brigjet e Jonit, kthehet në shtëpi duke ditur diçka që ne e dimë prej kohësh: ky vend është Evropë”, theksoi Gonxhja.

Në mesazhin e tij, ministri u drejtoi një urim të veçantë familjeve shqiptare që ruajnë traditën e mikpritjes, nga Vermoshi në Butrint.

“Sot dua t’i uroj tërë ata që hapin dyert nga Vermoshi në Butrint. Familjet që shtrojnë bukën për mikun. Gëzuar Ditën e Pavarësisë, dhe miq paçi gjithmonë!”, u shpreh Gonxhja.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

KF Gramshi triumfon ndaj Erzenit, vendasit fitojnë 2-1! Raboshta dhe Peqini vendosin fatin e takimit

Nga Klevis Liçi GRAMSH,28 nëntor 2026/Albania Express News/-Skuadra gramshiote merr...

Policia po e përdorte në tubim, protestuesit rrëzojnë dhe shkatërrojnë dronin e efektivëve

TIRANË ,28 nëntor 2026/Albania Express News/-Një tjetër incident është...

Dita e Pavarësisë, Garda Kombëtare e Nju-Xhersit uron Shqipërinë, 25 vite partneritet me Forcat e Armatosura

SHBA ,28 nëntor 2026/Albania Express News/-Garda Kombëtare e Nju-Xhersit...