Rindërtimi i pambaruar në Durrës, peng i korrupsionit qeveritar

Nga Igli Cara 

Edhe një herë tjetër për Rindërtimin. Sepse edhe pas 6 vitesh nga tërmeti tragjik, mijëra familje në Durrës jetojnë me plagët e hapura të një premtimi të pambajtur. Procesi i rindërtimit, i promovuar me pompozitet nga qeveria, është kthyer në një skemë të pastër korrupsioni, ku miliona euro nga taksat e qytetarëve shqiptarë janë shpërdoruar, abuzuar apo zhdukur pa lënë gjurmë. Kush mban përgjegjësi për këtë proces të kalbur që nuk ka përfunduar ende pas gjashtë vitesh? A ka guxim Kryeministri Edi Rama t’i përgjigjet publikisht pyetjes që çdo qytetar durrsak bën: kur do të përfundojë rindërtimi? A ka integritet Kryetarja e Bashkisë, Emirjana Sako, të japë një datë të saktë për mbylljen e këtij procesi, apo do të vazhdojë të fshihet pas propagandës dhe fotove me shiritat e inaugurimeve boshe?

Faktet janë kokëforta. Familje ende në çadra apo ambiente të përkohshme. Projekte të papërfunduara ose me cilësi skandaloze. Transparencë zero mbi shpenzimin e fondeve. Biznese të caktuara që kanë përfituar miliona përmes tenderave të dyshimtë. Ky nuk është thjesht një dështim institucional. Ky është një KRIM moral dhe ekonomik ndaj qytetarëve të Durrësit.

Partia Demokratike Dega Durrës, dhe unë si përfaqësues i këtij qarku në Kuvendin e Shqipërisë, kërkojmë urgjentisht:

  • Një auditim të plotë dhe të pavarur të procesit të rindërtimit në Durrës.
  • Një raport transparent publik mbi fondet e shpenzuara dhe përfituesit.
  • Një afat konkret dhe të detyrueshëm ligjërisht për përfundimin e çdo ndërtese të premtuar që nga viti 2019.

Ky është një detyrim ligjor, por mbi të gjitha një detyrim moral ndaj çdo qytetari durrsak që është mashtruar, lënë në baltë dhe përdorur politikisht.

Rindërtimi nuk mund të jetë përjetësisht një justifikim politik!

Duhet të jetë një histori përgjegjësie dhe drejtësie.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ndërprerje e furnizimit me ujë në gjithë qytetin e Elbasanit, ja kur do të kryhen punimet…

ELBASAN,18 maj 2026/Albania Express News/Bashkia Elbasan dhe Shoqëria Rajonale...

“UÇK, UÇK, UÇK”! Protesta në RMV për gjuhën shqipe, thirrje për dorëheqjen e kryeministrit. Tre studentë të arrestuar

SHKUP,18 maj 2026/Albania Express News/Mijëra student shqiptarë janë mbledhur...

Kontroll “blic” në Burgun e Peqinit, i sekuestrohet telefon celular në qeli të dënuarit me burgim të përjetshëm Indrit Shaqja

PEQIN,18 maj 2026/Albania Express News/Një tjetër operacion kontrolli është...

Festë e çmendur e Interit! 400 mijë njerëz në delir nga San Siro deri në Duomo

TIRANË, 18 maj 2026/Albania Express News/ Kryetari i Partisë...