Gramshi intensifikon përgatitjet për sfidën ndaj Erzenit, synohet fitorja në shtëpi

Nga Klevis Liçi

GRAMSH , 26 nëntor 2026/Albania Express News/-Ekipi i Gramshit  ka nisur seancat stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e radhës ndaj KF Erzenit, një përballje që do të zhvillohet në stadiumin e tij, përpara mbështetjes së tifozëve.

Futbollistët kanë zbritur në fushën e stërvitjes, ku nën drejtimin e stafit teknik po vijojnë punën me përkushtim dhe intensitet, me synimin për të qenë në formën optimale për takimin e ardhshëm.

Përballja ndaj Erzenit merr një rëndësi të veçantë, pasi Gramshi  do të kërkojë të shfrytëzojë avantazhin e fushës së vet dhe mbështetjen e tifozëve kuqe e bardhë për të synuar një tjetër rezultat pozitiv.

Atmosfera në kampin e skuadrës është e përqendruar te përgatitjet, ndërsa mesazhi i klubit është i qartë: Të gjithë së bashku drejt sfidës së radhës, në shtëpinë tonë!

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME